Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Putin nis pushtimin e Krimesë/ Në rrugët e Ukrainës kanë nisur përplasjet e dhunshme (FOTOT)

$
0
0

Parlamenti rus ka miratuar një kërkesë të presidentit Vladimir Putin për të përdorur forcat ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Por ndërkohë raportohet se forcat ushtarake ruse kanë nisur të pushtojnë rajonin e Krimesë.

Edhe pse Putin ka deklaruar se forcat ushtarake do përdoren deri në normalizimin e situatës politike në vend, shumë ekspertë thonë se ky është një pushtim, që do sjellë edhe ndarjen e Ukrainës.

Kievi ka reaguar me zemërim ndaj këtyre lëvizjeve të Putin.

Politikani i opozitës, ish- boksieri Vitali Klitschko ka kërkuar nga parlamenti që të urdhërojë mobilizimin kombëtar.

Qeveria e përkohshme e Ukrainës ka deklaruar se nuk ka bërë asgjë për të provokuar një konfrontim të dhunshëm.

Më herët, presidenti amerikan, Barack Obama e paralajmëroi Moskën se çdo ndërhyrje ushtarake në Ukrainë do të ketë një kosto.

Sikur të mos mjaftojë kjo, në rrugët e Ukrainës kanë nisur të shfaqen shenjat e para të asaj që më vonë mund të precipitojë në një luftë civile.

Përkrahësit e Rusisë janë përplasur fizikisht me protestuesit që mbështesin qeverinë e përkohshme në Kiev.

Protestat ishin më të dhunshme në Karkiv, ku protestuesit pro- rusë ishin më të shumtë dhe më agresivë.

1

2

3

4

5

6

7

8

9


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>