Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Ministria e Brendshme: Tërhiqni sa më shpejt pasaportat sepse do asgjësohen

$
0
0

pasaportaaaMinistria e Punëve të Brendshme njoftoi të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për dokumente identiteti në vitin 2011 dhe 2012, por që ende nuk i kanë tërhequr këto dokumente, se afati i fundit për t’i tërhequr ato është muaji qershor 2014 dhe muaji shtator 2014. Në të kundërt, këto dokumente do të asgjësohen.

“Kjo, në zbatim të kontratës koncesionare “Për prodhimin dhe shpërndarjen e Kartave të Identitetit dhe të Pasaportave Elektronike”, ku është përcaktuar kërkesa që një dokument i patërhequr brenda një viti të bëhet i pavlefshëm.

Bazuar në këtë kërkesë, dokumentet do të bëhet nxjerrën jashtë përdorimit (duke i dëmtuar dokumentet e identitetit) të prodhuara nga vitin 2011 dhe në vitin 2012, të cilat janë të patërhequra në përfaqësitë konsullore të Shqipërisë në këto shtete:

-Greqi (Athinë dhe Selanik)

-Itali (Romë dhe Milano)

-SHBA (Nju Jork)

Dokumentet e lëshuara në vitin 2011 do të nxirren jashtë përdorimit në fund të muajit qershor 2014, në Qendrën e Personalizimit, në kompaninë Aleat sh.p.k.

Ndërsa dokumentet e lëshuara në vitin 2012 do të nxirren jashtë përdorimit në fund të muajit Shtator 2014, pranë kompanisë Aleat sh.p.k. në Tiranë. 

Numri i Pasaportave Biometrike të patërhequra nga shtetasit përgjatë viteve 2011, 2012 dhe 2013, është 2477 copë. Ndërsa numri i letërnjoftimeve elektronike (kartave ID) të patërhequra nga shtetasit përgjatë viteve 2011, 2012 dhe 2013, është 3271 copë,” thuhet në njoftim zyrtar.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>