Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Kristiano Ronaldo refuzoi transferimin tek Barcelona?

$
0
0

ronaldoIsh-presidenti i Real Madrid, Ramon Kalderon, ka thënë se ylli i klubit mbretëror, Kristiano Ronaldo, ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkua Barcelonës para transferimit në “Santiago Bernabeu”.

Ylli portugez iu bashkua Real Madridit në vitin 2009 për shumën rekord prej 94 milion euro dhe është bërë lojtari më i mirë në botë në Madrid, me paraqitje fantastike.

Sidoqoftë, ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Kalderon, këmbëngul se ish-menaxheri i Mançester Junaited, Sir Aleks Ferguson, ia ka ofruar lojtarin Barcelonës, por Ronaldo e refuzoi me ngulm.

“Barcelona ishte shumë e kënaqur me një lëvizje të tillë të Fergit, por në atë moment ishte Ronaldo ai që vendosi dhe tha se nuk do të shkojë në asnjë klub tjetër përveçse te Real Madridi.

Kjo është arsyeja pse ne e transferuam. Është totalisht e vërtetë që Fergi ka dashur që ai të luajë për Bacelonën. Mançester Junaited mori 94 milion eurot dhe Real Madridi mori lojtarin më të mirë në botë, e po ashtu edhe Kristiano mori atë që deshi, sepse lojtarët si ai nuk kërkojnë vetëm para. Ata shikojnë për nder, për triumf, për traditë, që të jetë me i miri në botë dhe të fitojë këpuca të arta.

Janë vetëm tri-katër klube që mund t’i japin atij atë që ai kërkon”, ka thënë Kalderon.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>