Ish- kryetari i komunës së Fushë Kuqes në Kurbin, Dedë Keraj, ka përfunduar në spital pak pasi i janë vënë prangat, i akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe falsifikim dokumentesh.
Keraj ka qenë në gjendje mjaft të rënduar psikologjike.
Për këtë arsye, ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku ndodhet i shtruar dhe ruhet nga uniformat blu.
Keraj akuzohet se ka trajtuar me pagë shtetas, të cilët kishin mbushur moshën dhe merrnin pension pleqërie.
Po ashtu, ai dyshohet se ka paguar punonjës, të cilët kanë qenë më shumë se tre muaj jashtë vendit.