Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

I prenë flokët pse u vonua në kishë/ Vojsava: Nuk kam para të divorcohem

$
0
0

vojsavaHistoria e Vojsava Arapit tronditi opinionin publik më 5 janar të këtij viti.

U kthye vonë në shtëpi pasi kishte qenë në kishë, por i shoqi dhe i biri, pasi e dhunuan barbarisht, i prenë flokët si një shenjë turpërimi.

Madje kishin tentuar dhe t’i prisnin hundën e veshin, por britmat e djalit të vogël i ndaluan.

Vojsava, e cila mbante e vetme shtëpinë me punën në rrobaqepësi, thotë për GSH se ajo nuk ka para për të bërë divorcin.

“Nuk i kam nisur procedurat e divorcit, pasi nuk e kam pasaportizimin në Durrës. Gratë deputete më thanë që do më ndihmonin. Unë nuk kam as fuqi dhe as lekë që të shkojë deri në Mirditë të marr dokumentet.

Është turp të them që gratë deputete erdhën deri këtu në mes të kënetës vetëm për të dalë në televizor,” thotë ajo.

Arapi thotë se e ka falur me zemër djalin për atë që i ka bërë, por nga ana ligjore ai duhet të përballet me drejtësinë.

Ajo thotë se i ka dërguar rroba dhe e ka takuar djalin, pasi psikologia i kishte thënë se ai është në depresion.

Ajo thotë se edhe burrin e ka falur, por nuk bashkohet me të.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>