Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në një intervistë për Panoramën, thotë se mazhoranca uzurpoi kompetencat e tij me emërimin e Shkëlqim Ganajt në krye të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
“Pra me emërimin e zotit Ganaj, Parlamenti kreu një akt të rëndë dhe të patolerueshëm të shkeljes së Kushtetutës,” thotë Nishani.
Ai shprehet se do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për këtë ccështje.
Sipas tij, duhet ndaluar një precedent që nxjerr probleme në të ardhmen.
I pyetur për kandidaturat për ambasadorë në Vatikan dhe Arabinë Saudite, që janë kundërshtuar edhe nga elementë brenda mazhorancës, Nishani thotë se nuk do dekretojë kandidatura të kulisave.
“Le të mos bëhet merak askush. I siguroj të interesuarit se si autoritet kushtetues që emëron ambasadorët, do të dekretoj jo kandidatura të kulimave, tekave, ambicieve, interesave apo thjesht dëshirave, por vetëm kandidatë që plotësojnë kushtet e përfaqësimit dinjitoz të vendit tim”.
I pyetur për propozimin e Edi Ramës që një prokuror i huaj të hetojë për 21 Janarin, Nishani i quan këto fantazira.