Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Dëshmia e Verbofshit: I vrava në drekë dhe i fsheha deri në mbrëmje dy viktimat

$
0
0

Odise VERBOFSHI

Katër ditë pas ekzekutimit dhe djegies së dy të rinjve në Durrës, Odise Verbofshi pranon gjakftohtë se krimin e ka kryer pasi ndihej i kërcënuar.

Rreth orës 9:00 të mëngjesit të djeshëm, 32-vjeçari i shoqëruar nga dhjetëra forca policie është dërguar në banesën e tij në Shkozet, aty ku vrau Shaban Babasin, 27 vjeç, dhe Albert Kasallën, 32 vjeç, e më pas është dërguar në zonën e Kënetës, ku dogji dy trupat e viktimave.

Burimet nga grupi hetimor bënë me dije se Verbofshi është i traumatizuar, flet pak, por ka zbardhur të gjithë horrorin e shkaktuar për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

32-vjeçari ka deklaruar se nëse nuk do i vriste Albert Kasallën dhe Shaban Babasin, do ta vrisnin ata.

“Ata erdhën dhe mallin e kishin gati. U thashë që doja lekët para se të jepja mallin, se edhe unë nuk e kisha marrë me para. Ata nuk kishin lekë me vete. Filluan të më ngrinin zërin dhe për momentin u ndjeva i kërcënuar. Sepse ata ishin dy, kundrejt një që isha unë. Më thanë se kur ta shisnin, do të më jepnin lekët, por këtë gjë nuk e pranova. U zumë nja gjysmë ore dhe atëherë e pashë veten ngushtë. Nuk dija si të veproja. Edhe ata ishin të armatosur. Mund të më vrisnin mua të parin. Më qëlluan me grushte e me shkelma, sepse donin mallin. Mua, ata që ma kanë dhënë, do të më vrisnin po të mos u ktheja lekët. Këta mund të më vrisnin, se e donin mallin pa para në dorë, derisa ta shisnin. Kështu u detyrova që t’i qëlloja. Isha i detyruar, se mund të më vrisnin ata. Mora një pistoletë që kisha në shtëpi dhe i kam qëlluar të dy me nga një plumb në kokë”, ka thënë para hetuesve të çështjes, vrasësi.

Ai ka vijuar të rrëfejë më tej se: “Kur u errësua, që të mos më shikonin njerëzit, makinën e afrova deri afër derës. I tërhoqa zvarrë nga salloni deri tek dera e jashtme e shtëpisë. Njërin e futa në bagazh, tjetrin e vura në sediljen e pasme. Isha vetëm fare. Pastrova sallonin, e lava, se kishte shumë gjak. Edhe në kolltuqe kishte gjak. Nxora armët e tyre nga brezi, i lashë mbi krevat. Ato janë armët e tyre”.

Ai ka mohuar që Gazep Pili, personi i parë i arrestuar nga policia si bashkëpunëtor në vrasje, të jetë i implikuar në këtë ngjarje.

“Gazepin e mora në telefon dhe i thashë të më sillte një bidon me benzinë se më ishte fikur makina. Ai e solli në shtëpinë time, vetëm kaq bëri. Vendosa t’i djeg në fund të rrugës së paasfaltuar. Vetë e kam spërkatur makinën me benzinë. I vura flakën dhe u largova me shpejtësi. Gjatë rrugës, që e bëra më këmbë, kam hedhur pistoletën”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>