Kryetari i Nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiu ka gjasa t’i bashkohet subjektit që shumë shpejt pritet të themelohet nga Fatmir Limaj, i cili para pak ditësh u largua nga PDK.
Burime të Express kanë treguar se Sejdiu dhe Limaj kanë treguar afërsi ndërmjet tyre edhe në të kaluarën dhe tashmë kanë biseduar që ish- Presidenti të jetë njëri nga themeluesit e subjektit më të ri.
Për këtë nismë, Sejdiu dhe Limaj kanë marrë edhe përkrahjen e njerëzve të afërt të tyre.
Express ka provuar të kontaktojë me Sejdiun dhe Limajn, por asnjëri s’u është përgjigjur thirrjeve të gazetës.
Aktualisht, Limaj është duke i bërë përgatitjet e fundit për themelimin e partisë së re, ndërsa Fatmir Sejdiu ka bërë përpjekje për të penguar kandidimin e Isa Mustafës si kryeministër i LDK-së./EXPRESS