Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Atentat mafioz në Milot, vriten dy të rinj, plagoset një tjetër

$
0
0

vrasje

Një atentat i tipit mafioz u shënua në orët e mbrëmjes në Milot.

Si pasojë gjetën vdekjen dy të rinj, ndërkohë që u plagos një tjetër.

Raportohet se persona të paidentifikuar i kanë zënë pritë një makine tip VW Golf 5 dhe kanë qëlluar mbi të.

Nga të dhënat e para të policisë mësohet se viktimat kanë qenë duke udhëtuar me makinë në momentin kur persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë pranë një pike inertesh, poshtë urës së Milotit.

Si pasojë e plumbave kanë humbur jetën dy persona Klodian Ndreca 28 vjeç dhe Taulant Prendi 25 vjeç si dhe është plagosur Aurel Prendi 21 vjeç.

Autorët e atentatit ende nuk janë identifikuar, ndërkohë që efektivët e policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Sipas policisë, 21-vjeçari Aurel Prendi është vëllai i viktimës Taulant Prendi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>