Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Bizneset që preferojnë shqiptarët

$
0
0

makinNë Shqipëri rezultojnë të regjistruar 182 mijë biznese në QKR, por a e dini se kush është grupi që mbizotëron më shumë në vendin tonë?

Top listën e bizneseve e kryesojnë kategoria e tregtisë, riparimit të automjeteve si dhe artikujve shtëpiake. Kjo kategori përben 43 % të totalit të regjistruar ose 78 mijë. Sipas të dhënave kjo tendence për të hapur më shumë biznese të këtij lloji, lidhet edhe me cilësinë e karburantit që ne përdorim, si dhe me gjendjen e automjeteve, çka ka bërë që pikat e servisit të gjenden kudo në vendin tonë, raporton Vizion Plus. Ndërsa bizneset që ofrojnë elektroshtëpiake tregojnë edhe për dëshirën e shqiptareve, për të investuar në mirëmbajtjen e banesave.

Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe, në vend të dytë renditen grupi i bizneseve të bareve, restoranteve dhe hoteleve një tendencë kjo që tregon se shqiptaret janë frekuentues të rregullt të tyre. Kjo kategori përben edhe 16 % të totalit të bizneseve të regjistruara ose 30 mijë gjithsej. Pavarësisht gjendjes së vështirë financiare, nivelit të lartë të papunësisë në vendin tonë, baret dhe restorantet duket se janë bizneset që nuk po e ndjejnë shumë krizën. Kjo pasi mania që karakterizon shqiptaret është qëndrimi në bare.

Duke ju referuar të dhënave zyrtare të QKR-së, në vend të trete renditet grupi i bizneseve që ofrojnë shërbime transporti dhe telekomunikacioni, me 16 mijë të tilla, ndërsa në vend të katërt renditen kompanitë që merren me ofrimin e shërbimeve në fushën e pasurive të patundshme, si dhënien me qira etj. Në vend të fundit, listohen kategoria e aktiviteteve ekonomike që kryejnë organizmat ndërkombëtar.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>