FOTO LAJM/ Zgjidhja për mustaqet e Nishanit
INTERVISTA/ Meta: Kandidimi i Kryemadhit për Tiranën? Është deputete e Qarkut të Lezhës
Ende mazhoranca nuk jep një emër për Tiranën. I pyetur nëse Monika Kryemadhi do të jetë kandidate në zgjedhjet e 21 qershorit për kryeqytetin, Meta shprehet se media ka të drejtën e saj të bëjë interpretimet e saj, por ky nuk është argument që justifikon këtë interpretim. Sipas Metës, Kryemadhi është deputete e Qarkut të Lezhës .
I pyetur për riformatimin e KQZ-së, Meta tha se në këtë reformë mazhoranca duhet të udhëhiqet në mënyrë strikte nga ligji dhe jo nga interesi politik për të rënë në pozitat e Berishës para zgjedhjeve që të kontrollojë institucionin ë administron zgjedhjet.
Meta thekson se ndonëse Berisha e kontrolloi KQZ-në totalisht, kjo nuk ishte produktive.
A do të duhet të rifomatohet KQZ-ja në tërësinë e vet qoftë edhe kryetari i KQZ-së në këto kushte ku jemi, kur do të duhet të bëhen edhe ndryshime të nevojshme në Kodin Zgjedhor?
Mendoj që duhet të udhëhiqemi në mënyrë strikte nga Kushtetuta, nga Kodi dhe nga ligji, jo nga interesi politik për të rënë në pozitat e z. Berisha para zgjedhjeve që të kontrollojë tani edhe KQZ-në. Edhe e kontrolloi KQZ-në totalisht, por kjo nuk ishte produktive. Mendoj që duhet të respektojmë kodin në mënyrë strikte ligjore.
LSI-ja a do të duhet ta ketë anëtarin e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve fjala vjen?
Nuk është kjo çështja më e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe sa më shumë ne flasim për KQZ-në, sa më shumë tensionojmë situatën për gjëra të tilla, aq edhe më shumë e ulim interesin e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje, ku ata duhet të shkojnë të votojnë për ata kandidatë, që do të zgjidhin shumë probleme që kanë mbetur pezull dhe që janë jetike për një jetë më të denjë në qytetet, komunat tona, bashkitë tona, sepse normalisht tani pas 21 qershorit mesa duket nuk do të ketë më komuna dhe kjo është kryesorja.
Por qasja që ka dëshmuar në kohë KQZ-ja, që ka vendosur edhe mandate, ka vendosur edhe kryebashkiakë apo jo z. Meta?
Mendoj që jemi në një kohë tjetër dhe kjo mazhorancë nuk e ka vullnetin për të vendosur përmes KQZ-së kryetar bashkish. Besoj që kryetarët e bashkisë do t’i zgjedhin qytetarët dhe ata janë i vetmi burim legjitimiteti.
Sa komod ndjehet kjo mazhoranca, në një kohë që ne jemi në një vit zgjedhor, përballë elektoratit të saj z. Meta?
Unë do ta ulja këtë dramaticitetin e zgjedhjeve, që është një vit zgjedhor apo që zgjedhjet lokale janë kaq të rëndësishme, etj. Natyrisht që ka politikanë të cilët përpiqen të mobilizojnë simpatizantët e tyre dhe të krijojnë idenë e një rëndësie të jashtëzakonshme vendimtare politike të këtyre zgjedhjeve, por unë besoj se këto janë zgjedhje fare normale, janë zgjedhje për administratorë vendorë. Këto nuk do të ndryshojnë asgjë në funksionimin e institucioneve në vend. E vetmja shpresë e madhe mbetet që në sajë të kësaj reforme do të ketë një ndryshim cilësor në organizimin e njësive vendore, një efektivitet më të lartë të shërbimeve të tyre ndaj qytetarëve. Absolutisht mendoj se çdo politizim i tepruar është i panevojshëm.
Gjithsesi, janë zhvilluar disa reforma, janë ndërmarrë disa operacione të rëndësishme, kam parasysh këtu aksione të INUK-ut, aksioni për energjinë elektrike apo rritja e disa taksave. A i frikësohet mazhoranca apo të themi më mirë sa i frikësohet mazhoranca rrjedhjes së elektoratit në zgjedhjet e pritshme?
Unë besoj që qytetarët janë të ndërgjegjshëm për shumë reforma që qeveria ka qenë e detyruar të ndërmarrë. Është e rëndësishme që këto reforma të vazhdojnë, që qytetarët të shohin që nuk ka selektivitet, përkundrazi ka drejtësi pasi të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
Nuk shihni njerëz të mërzitur nga këto reforma?
Natyrisht që një pjesë e atyre që nuk paguajnë energjinë elektrike mund të jenë të mërzitur, por nuk duhet të jenë të mërzitur, sepse absolutisht në këtë mënyrë nuk mund të zgjidhen shumë probleme të tjera, që ata kanë dhe qytetarët e tjerë që kanë paguar në mënyrë sistematike kanë. Sepse vetëm duke zbatuar ligjin duke shtuar të ardhurat absolutisht jam i bindur që do të kemi mundësi të shtojmë investime, të përmirësojmë pensionet, të hapim vende të reja pune dhe të krijojmë një shoqëri të standardeve europiane.
Për shkak edhe të llogarive elektorale, a do të shohim ne një qasje më populiste nga ana e mazhorancës, LSI-së, PS-së apo edhe partive të tjera?
Unë mendoj që qasja do të jetë realiste nga ana e mazhorancës dhe natyrisht nuk jemi në fillim të viteve ‘90, vetë qytetarët kanë më shumë eksperiencë dhe mendoj që realizmi dhe mentaliteti funksionojnë më mirë se çdo gjë tjetër.
Beteja më e madhe si në çdo zgjedhje tjetër vendore, do të jetë ajo për Tiranën. A jemi në kohë për të artikuluar emra konkretë z. Meta?
Unë nuk jam në gjendje të artikuloj asnjë emër, as për Tiranën dhe për asnjë njësi tjetër dhe nuk kam pasur mundësi që të mendoj. Dhe jam i bindur që do të ketë në këtë proces gjatë muajve që vijnë shumë emra dhe ky është një proces normal.
LSI-ja do të jetë në garë për kreun e bashkisë së Tiranës?
Në çdo rast të gjitha partitë marrin pjesë në zgjedhje dhe nuk është më e rëndësishmja se kush do të jetë, si do të jetë, i kujt do të jetë. E rëndësishme është që Tirana të marrë frymë lirisht dhe të ecë në rrugën e modernizimit të saj, sepse shumë gjëra kanë mbetur ashtu siç ishin.
Rama ka publikuar një foto të znj. Kryemadhi në profilin e tij në “facebook” para pak javësh dhe media në fakt e ka komentuar si një katapultim që z. Rama kërkonte të bënte për znj. Kryemadhi si një kandidate e mundshme për Bashkinë e Tiranës. Ju si do t’i cilësonit këto komente?
Media ka të drejtën e saj të bëjë interpretimet e saj, por kjo nuk është një argument që justifikon këtë interpretim. Z. Rama e ka si praktikë që publikon foto të ndryshme, të individëve të ndryshëm dhe kjo është një gjë normale, është një lloj hobi i tij. Znj. Kryemadhi është deputete e Qarkut të Lezhës .
(Me shkurtime nga Vizion Plus)
JE SUIS SA(R)LI
fb.com/bledi.mane
twitter.com/blediMANE
1./
Data 11 janar 2014
Ora 19:59 minuta
Vendi Tiranë
-Ja pra të nderuar teleshikues të televizionit Klan, ky ishte edicioni qëndror i lajmeve ku ndër të tjera ndoqët:
Edi Rama, kryeministri i vetëm evropian armik i besimeve fetare vonon qëllimisht ngritjen e xhamisë së re të Namazgjasë në Tiranë me arsyen absurde se ky komunitet nuk i dha votën më 23 qershor…
Nga unë Reiz Çiço natën e mirë dhe shikim të këndshëm të telenovelës turke në vazhdim “Bexheti i biri i Hekuranit”
2./
Parakaluan krenarë rrugëve të Parisit dhe fundja kishin të drejtë. Më bukur nuk kishte si ndodhte kur katër burra ashtu kryeneçë me atë çka përfaqësonin ecnin dhe shikonin në sy edhe metropolin edhe qytetarët që lotonin dhembjen. Katër burra që vinin nga vendi i vogël evropian me tolerancën e madhe fetare e meritonin atë honor por jo në rresht të parë.
Ishte një krutan i krishterë ortodoks, ishte një tiranas musliman sunit, një shqiptar kosovar i krishterë katolik dhe bashkë me ta një kolonjar musliman bektashi. Por ama pavarësisht se falen më këmbë a ulur, pavarësisht se e kanë të imponuar, të dhuruar apo të trashëguar besimin në Zot…nën lëkurë e në gjenezë janë e njëjta etni, e njëjta racë. Tolerancë brenda llojit dhe kaq mjafton.
Parakaluan krenarë mes Parisit sepse prej shekujsh nuk ua ka ndjerë as kishave dhe xhamive të tyre nëse ndonjëherë, dikush dikur ka predikuar latinisht, osmanllisht, greqisht apo italisht e arabisht. Gjithësesi kur shashkat e euforisë, privilegjeve apo qokave spontane janë sfumuar sërish ia kanë kërcitur muhabetit shqiptarçe e krushqitë mes tyre e kanë bërë më të vakët ndasinë. Nuk ua ndjen edhe nëse ndonjë vorioepiriot apo xhihadist i natyralizuar ka kërkuar të bëjë zhurmën e rradhës por këta eksponentë minorance kanë nxitur më tepër bashkimin e nuk ka nguruar të hahet e pihet për qejf edhe për Krishtlindje, Kurban Bajram, Sulltan Novruz apo Pashkë.
Ndaj ngulmoj se përfaqësuesit e komuniteteve tona fetare duhet të ishin në rreshtin e dytë. Bota protestonte qetësisht në Paris për lirinë e fjalës e të shtypit ngritur mbi kërcënime e vrasje fondamentaliste kur e kundërta ka ndodhur tek ne. Në historinë moderne shqiptare nuk ka pasur kurrë dhunë e gjak mbi fjalën e lirë nga asnjë komunitet fetar apo besimtar i vetëm madje edhe kur suniti Haxhi Qamil rrëmbeu sopatën e u nis nga Peqini drejt Tironës duke klithur “dum Babën, dum big borther”!
Madje, madje edhe gjatë pragut të luftës civile në pranverën e 1997-ës pavarësisht se komunitetet fetare u frikësuan e nuk bënë zë të ndalnin revanshin…
Feja dhe liria e shtypit në Shqipëri është thjesht një “deja vu” që fillon në janar me kafe e llogje e përfundon në dhjetor me dreka e darka gazetarësh. Këta të fundit, që shkuan në Paris thjesht u sollën keq e pa dinjitet. U rreshtuan në prapavijën e gabuar dhe duket sikur mëkatuan duke bërë pakt me djallin. Iu nënshtruan dëshirës sipërfaqësore të qeverisë e u mjaftuan me udhëtimin e fundjavës. E mbani mend klerin katolik shqiptar kur erdhi Papa Francesku në Tiranë? Iu derdh rrëfimit me lotë e me ngashëllim mbi persekucionin bolshevik. Pra nuk nguroi dhe e çliroi të kaluarën. Në Paris rreshtimi i gabuar i gazetarëve duket sikur pranoi bashkëfajësinë.
Në vend të klerit katolik duhet të ishte Nikoll Lesi që ia shkrumbitën redaksinë e gazetës “Koha Jonë’ Dhet të ishin edhe mirditorët lezhianë Sandër Frangaj dhe Martin Leka që u burgosën si ordinerë për fjalën e lirë. Me ta duhet të parakalonte edhe gazetari i dhunuar, i rrahur, i poshtëruar dhe i tjetërsuar Zamir Dule i cili vuan në vetminë e psiqikës së një regjimi mosrehabiltimin e një humani atje larg në fshatrat e humbura të Devollit.
Në vend të klerit ortodoks duhet të ishte Filip Çakulli me burgosjen e tij pse karikaturoi një lider politik, duhet të ishte Top Channel me gjobat e frikshme pse informon e argëton qytetarët e lirë të një vendi të lirë. Edi Rama duhet të rruhej e ti shfaqte botës shenjat e dhunës mbi buzë e nën buzë pse e masakruan si kafshë kafshët e një regjimi me të vetmen arsye se shkruante publicistikë kritike. Në vend të klerit bektashi duhet të parakalonte Mero Baze me shtypshkronjën e sekuestruar, redaksinë e dhunuar, automjetin e djegur, plagët e shkatuara nga eunukët e regjimit. Në vend të sunitëve duhej të ecte krenar poeti Xhevahir Spahiu me peshën e turpit që të le si njollë dhuna shtetërore. Duhej të sfilonte edhe Adi Krasta me gjurmët e gjakut mbi fytyrë e mbi emër pse fliste atë që mendonte e mendonte atë që ishte e shtrembër. Edhe Agron llakaj nuk duhej të mungonte sepse humori i tij u dhunua shumë para në kohë karikaturave të Charli-t, jo nga ekstremizmi fetar por nga provincializmi ekstrem politik.
E meqënëse po flasim për karikatura, më e papara ishte ajo e gjalla, karikatura reale. Në Paris qeveria kshte ftuar edhe Fevzon, Blendi Fevziun i cili nuk kishte arsyen më të vogël për të protestuar ndaj dhunës mbi fjalën e lirë. Blendi edhe kur i bënte “opozitë mediatike” regjimit deri më 1997-n asnjëherë nuk u kërcënua e nuk u dhunua sepse kurrë nuk shfaqej i vetëm pa nipin e shokut Hysni. Këtij të fundit Sa(r)li i detyrohej shumë jo vetëm për analizat e urinës por edhe për trampolinimin…
3./
Data 11 janar 2015
Ora 19:59 minuta
Vendi Tiranë
-Ja pra të nderuar teleshikues të televizionit Klan, ky ishte edicioni qëndror i lajmeve ku ndër të tjera ndoqët:
Edi Rama, kryeministri shqiptar mahnit Parisin. Mençria e një lideri evropian i tregon botës tolerancën jo vetëm fetare por edhe të qeverisjes së tij. Tolerancën dhe progresin global të një vendi që qysh pas zgjedhjeve të 23 qershorit por rilind shpirtërisht, kulturalisht dhe financiarisht…
Nga unë Reiz Çiço natën e mirë dhe shikim të këndshëm të telenovelës turke në vazhdim “Mazllëmi, djali i Bexhetit të Hekuranit”.
Çfarë fshehin “kritizerët” e solidaritetit me “Charlie”?
Nga Mero Baze
Për ngjarje të tilla, si ajo që pasoi masakrën mbi “Charlie Hebdo”, vëmendja nuk është gjithandej njëlloj. Fjala vjen, nuk përbën lajm që shtypi britanik ishte solidar me ta, as që Merkel vajtonte mbi supin e Hollande dhe as që danezët ribotuan karikaturat. Vëmendja, natyrisht në këtë rast drejtohej ndaj reagimit të botës myslimane dhe kombeve me fe të përzier, siç janë shqiptarët. Është kjo arsyja, që shqiptarët jo vetëm që duhet të ishin solidarë, por duhet të dëshmonin në Paris dhe në botë, se feja nuk është arsye për luftë. Mendoj se të dyja këto detyrime që kishim për imazhin e shqiptarëve, Edi Rama i realizoi falë dhe aftësive të tij regjizoriale.
Por, në të vërtetë shqiptarët nuk janë të gjithë dakord me atë që bëri Edi Rama. Ka kritikë të sinqertë të tij, që tolerancën fetare e quajnë vlerë të ateizimit dhe të tjerë që kritikojnë protagonizmin e tij politik në këtë histori, i cili është i pashmangshëm. Këta janë kritikë normalë. Ajo që është anormale në Shqipëri, është tinzaria me të cilën fshihet adhurimi për atë që ka ndodhur.
Disa portale online, edhe pse të papërfillshme, që flasin në shumicë në emër të opozitës qysh në fillim, i kanë mëshuar idesë së konsipiracionit rreth asaj që ka ndodhur dhe më pas kritikave ndaj abuzimit me lirinë e shtypit. Më shqetësues në këtë drejtim, mbetet një faqe e opozitës së Kreshnik Spahiut, e cila përveçse ngul këmbë se ajo që ka ndodhur është sajim shërbimesh dhe vazhdon teoritë e konspiracionit, nga ana tjetër revokon ngjarje kriminale, duke i paraqitur si konflikt fetar në Shqipëri, siç është vrasja e Sali Tivarit, një zyrtari të klerit mysliman, ekzekutuar në zyrën e tij në vitin 2003, për shkaqe ende të pazbardhura. Në këtë frymë ka dhe disa zëra të tjerë, që në përpjekje për t’i bërë opozitë qëndrimit të shtetit shqiptar në Paris, janë gati të kthejnë konspiracionin në realitet dhe të mbajnë një qëndrim tinzar pro asaj që ka ndodhur.
Këto janë shenja të qarta se ata nuk janë thjesht admirues të asaj që ka ndodhur, por më shumë se aq, propagandues të saj.
Një tjetër tezë, që kërkon të relativizojë qëndrimin e shtetit shqiptar në Paris, përveç kritikave ndaj regjisorit Rama, është trajtimi i kësaj mënxyre si cënim i lirisë së shtypit. Ngjarja ndaj “Charlie” prek deri në kockë lirinë e shtypit, por nuk është një reagim ndaj lirisë së shtypit. Ajo është qëndrimi i një bote të errët ndaj lirisë, dhe jo një zemërim ndaj shtypit. “Charlie” u zgjodh si viktimë jo nga bota myslimane, por nga terrorizmi. Dhe si të tillë, ata nuk janë thjesht heronj të lirisë së shtypit, por viktima të një beteje mes terrorizmit dhe lirisë. Shumë burra shteti që ishin në atë ceremoni, natyrisht kanë probleme me shtypin. Çdo shtetar në këtë botë ka probleme me shtypin, por relativizimi, se të gjithë ata që kanë probleme me shtypin, janë si ata që vranë, është një mbrojtje tinzare e tyre.
Në çdo variant, aty do të ishte kryeministri i Shqipërisë, edhe sikur të ishte Sali Berisha. Dhe çfarë do thoshim pastaj për atë monstër që ka burgosur gazetarë, që ka masakruar gazetarë, që ka gjobitur gazetarë, që ka dhunuar gazetarë, dhe që vazhdon të linçojë publikisht gazetarë, do thoshim që ne nuk jemi me “Charlie”, se na përfaqëson Saliu? Dhe pikërisht këta që kanë heshtur për krimet ndaj shtypit prej Berishës, tani janë bërë kaq sqimatarë, sa ta zhvlerësojnë nderimin e botës për “Charlie”, duke kujtuar se kanë probleme me lirinë e shtypit.
Bota nuk do t’ia vlente të tronditej, nëse ishte vetëm betejë kundër lirisë së shtypit. Bota u trondit, pasi pa se e keqja mbërriti në shtëpinë e tyre, ngaqë ata po e sodisnin se si po ndodhte në shtëpitë e të tjerëve. ISIS është tani një terrorizëm, që po formon shtetin e tij dhe Perëndimi po e toleron. ISIS është tani një fuqi terroriste, që po dikton rregullat dhe në botën Perëndimore. Ata kanë doktrinën e tyre të terrorit dhe ideologjinë e tyre, që mbështetet mbi njerëzit e dëshpëruar në këtë botë, dhe kjo ka alarmuar botën. “Charlie” nuk u godit pse është tallur me Profetin, por u godit si vlerë e Perëndimit dhe si një objektiv kundër të cilit është formuar kjo fuqi e re terrori.
Të mbrosh sot ISIS dhe atë që ndodhi në Paris hapur është e pamundur. Të vetmen gjë që mund të bëjnë ata që duket se janë dakord me atë që ka ndodhur, është ta relativizojnë të keqen që ndodhi, të gjejnë cene të atyre që demonstruan solidaritet në Paris, të shpikin teori konspiracioni që vrasësit ishin të policisë franceze, të bëjnë filma dhe teori konspirative mbi arsyet e kësaj maskare etj. Boll që e vërteta të mos jetë një dhe e vetme! Boll që ata që bëjnë gjeste kundër këtij akti terrorist, të mos quhen njerëz të pastër, me qëllim që të dy palët të bëhen pis! Kjo i kënaq ata që nuk mendojnë dot me zë të lartë pozitivisht për atë që ka ndodhur. Dhe nëse doni të gjeni në Shqipëri se kush është ndjerë mirë me atë që ka ndodhur, shikoni pikërisht këtë rreth shoqëror dhe politik. “Kritizerët” e solidaritetit me “Charlie” janë në të vërtetë adhuruesit e asaj çfarë ka ndodhur. Dhe nuk janë pak!
FOTOT/ Këngëtarja kroate, nudo për fansat e saj
FOTOT/ Megan Fox tregon format e saj të përsosura
Një ditëlindje, jo si të tjerat!
Niçe ka thënë: “Mënyra më e sigurtë për të korruptuar një të ri, është që të mësosh atë të ketë nderim më të lartë për ata që mendojnë njësoj, se për ata që mendojnë ndryshe. ” Një shprehje e tillë, është ajo që duhet të motivojë çdo forum rinor politik, në mënyrë të tillë, që jo vetëm të bëhët pjesë e sistemit, por të sjellë dhe ndryshime efektive dhe efikase në sistemin politik ku aderon. Sigurisht, që FRESSH, ka qënë dhe është një forcë rinore, promotore e vlerave demokratike, e transparencës vendimmarrëse dhe e fjalës së lirë. Këtë e ka treguar dhe gjatë këtyre dy viteve qeverisje, ku ka riogranizuar strukturat e saj në mënyrë shumë demokratike dhe meritokratike si dhe ka qenë mbështetëse e diskutimeve mbi reformat shumë planëshe të qeverisë aktuale. Të gjithë duhet ta ndjejmë rëndësinë e fjalës së lirë, por dhe veten më të lirë për të folur hapur, e sigurisht ku mund të ndodhë kjo më mirë se sa në forumet rinore (civile apo politike) dhe jam realisht i lumtur që FRESSH, ka luajtur rol shumë konstruktiv por dhe ftues për ide të reja, në ndihmë të shoqërisë. Dua të kujtoj që drejtues të FRESSH kanë qënë figura të shquara të Partisë Socialiste si dhe lidera në momente kyç të politikës shqiptare.
Është e vërtetë se, në qoftë se, ne duam të jemi lidershipi i ardhshëm social, politik, ekonomik, ne duhet të përqëndrohemi në përmbushjen e potencialin tonë në mënyrë të suksesshme. Aktivizmi Rinor, është diçka që angazhon çdo të ri në aktivitete shumë frymëzuese dhe rrjete rinore, por është shumë e rëndësishme, për të përcaktuar rolin që duam të kemi në shoqërinë dhe të ardhmen tonë? Nëse ne duam ta vëmë veten, në planet që të tjerët gjithmonë do të kenë për ne apo kemi më të vërtëtë aq potencial, sa të mund të realizojmë projekte tona, që do të respektojnë të gjithë elementet moralë dhe demokratikë të një shoqërie dhe të një shteti? A është vërtetë kaq e vështirë që përtej moshës tonë të re, të transmetojmë gjithashtu energji dhe ide të reja të udhëheqjes?! Sigurisht tranzicioni rinor është i vështirë dhe në periudhën që ne jemi duke jetuar, nuk po kalojmë vetëm përmes tranzicionit tonë nga të rinj në të rritur, por ne po jetojmë dhe pasojat e shoqërive tona, që janë në tranzicion vlerash por dhe në krizë ekonomike, ku disa nga sfidat që unë do përmend janë:
• Emergjenca për të kuptuar problemin, jo vetëm nga perceptimi por nga objektivi.
• Mungesa e përfshirjes dhe pjesëmarrjes së të rinjve në instancat vendim-marrëse, sepse në mënyrë të tillë ata nuk janë atje për të thënë fjalën e tyre. Lidhur me problematikën më sipër FRESSH ka shërbyer si një model i mirë për rininë shqiptare.
• Mungesa e nismave kolektive lokale nga të rinjtë si një alternativë e zgjidhjes për çështjet rinore.
• Autonomia fillon nga çështja e mentalitetit të të rinjve, që do të thotë se të rinjtë, duhet me të vërtetë të jenë autonom.
Për të sjellë ndryshimin, ne së pari duhet të ndryshojmë mënyrën tonë të të menduarit dhe duke bërë këtë ne nuk lejojmë rrethanat të na përcaktojnë, por i bëjmë ato të ndjekin objektivat tona! Si aktivista rinor / Liderë të të Rinjve, ne duhet të jemi njëzëri në favor të idesë dhe të veprimeve për zgjimin e një fryme të re politike sociale dhe ekonomike në shoqëritë tona. Ne duhet ta konsiderojmë atë si një mision të tanishëm, për të ardhmen e botës sonë. FRESH duhet ti shërbejë fuqizimit të të rinjve që do të mund të japin një kontribut masiv në të ardhmen politike shqiptare!Unë kam besim, që kjo ditëlindje e 23-të e FRESH-it, është dhe një ditëlindje e rinisë shqiptare dhe bindjen se FRESH do jetë gjithmonë katalizator i elementëve pozitivë dhe të rëndësishëm për shoqërinë tone.
Islamofobia nuk është një mit
Në komentin e publikuar në “National Review” me titull “Islamofobia është një mit”, Brendan O’Neil ankohet se sulmet terroriste të kryera nga islamistët radikalë janë pasuar vazhdimisht nga kërkesat e zakonshme të liberalëve, që kërkojnë marrjen e masave, për të mos sulmuar myslimanët e pafajshëm. “Gjaku në dyshemenë e zyrave të Charlie Hebdo, ishte ende i ngrohtë, kur vëzhguesit vetulla-rrudhur filluan të thonë: “Oh jo, muslimanët! A do sulmohen vallë” – shkroi ai.
“Ndodh e njëjta gjë pas çdo sulmi terrorist. Nga sulmet e 11 Shtatorit 2001 në Nju Jork, 7 Korrikut 2005 në Londër, sulmi terrorist në Sidnej në fund të vitit të kaluar, dhe masakrat në Paris në fillim të këtij viti. Liberalët nuk ngurrojnë të reagojnë në çast, sipas një stili pavllovian ndaj sulmeve terroriste islamiste, duke u shqetësuar për mundësinë e ndonjë kryengritje të dhunshme kundër myslimanëver të keq-arsimuar. Kryengritja nuk vjen kurrë, por kjo nuk do ndalë kurrësesi frikërat e tyre fantazioze”.
Sikundër Neil e përkufizon, “ideja e islamofobisë, gjithmonë është e bazuar më shumë tek fantazitë dhe paniku i elitave politike e mediatike, sesa tek ndonjë nivel real dhe i matshëm i urrejtjes ose dhunës kundër muslimanëve”. “Është e vërtetë që pas masakrës në “Charlie Hebdo”, disa granata u hodhën në oborrin e një xhamie në qytetin francez të Le Mansit, megjithëse fatmirësisht ato nuk shpërthyen dhe askush përreth nuk u plagos. Ky është një akt i çmendur dhe personi ose personat që e kryen, duhet të zbulohen dhe ndëshkohen. Por frika për dhunën e përhapur anti-myslimane, mbi përhapjen e urrejtjes toksike islamofobe, në rrugë apo dhe në vendet e punës, janë të pabaza, sepse forca e tyre lëvizëse vjen pikërisht prej atyre që janë kundër vendasve, nga paragjykimet anti-popull të elitave, dhe jo nga ndonjë dëshmi e fortë e armiqësisë ekstreme ndaj myslimanëve”- vijon më tej Neil.
Ndërkohë besimi im se myslimanët janë në rrezik të veçantë, pas çdo sulmi të rëndësishëm terrorist të kryer nga radikalët islamikë, është i bazuar në faktin se pas sulmeve të 11 shtatorit, pavarësisht një presidenti konservator, që u bënte thirrje bashkatdhetarëve të tij të përmbaheshin nga fajësimi i fqinjëve të tyre myslimanë, krime të urryera janë kryer kundër amerikanëve myslimanë.
Nivelet e rritjes së urrejtjes ishin “të vërteta” dhe “të matshme”. Koncepti im se islamofobia, ose frika irracionale ndaj myslimanit të zakonshëm, është një tipar i dallueshëm pas ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, mbështetet nga vëzhgimet e kryera në disa qytete, të cilat janë përpjekur të pengojnë ndërtimin e xhamive, nga përpjekjet shtetërore për të ndaluar ligjin e sheriatit, sikur ne të ishim në prag të sundimit prej tij, nga frika se Barak Obama është një mysliman i fshehtë, nga profilizimi i studentëve myslimanë, për asnjë arsye tjetër përveçse përkatësisë së tyre fetare. Por Islamofobia mbështetet edhe tek materialet e trajnimit kundër myslimanëve, që FBI-ja i miratoi në njëfarë mënyre dhe i përdori pas ngjarjeve të 11 Shtatorit, në një kohë që dhjetëra myslimanë që unë kam intervistuar, thonë se amerikanët e tjerë janë më të frikësuar prej tyre tani, sesa përpara sulmeve të 11 shtatorit. Britanikët e shqetësuar për krimet e urrejtjes antimyslimane pas atentateve të 7 korrikut 2005 në Londër, sipas mendimit tim kishin të drejtë ta bënin këtë, sepse aty ishin faktuar krimet e urrejtjes anti-myslimane, ndonëse në një masë jo shumë të madhe.
Ndoshta numri i vogël i akteve ishte pjesërisht për shkak edhe të korit të zërave kundër hakmarrjes kolektive. Është shumë shpejt që pas ngjarjes në Sidnej, të bëhet një llogari përfundimtare e efekteve të saj tek krimet e urrejtjes fetare, por policia në Australi ka raportuar që tani një rritje të ndjenjave dhe incidenteve anti-myslimane, një reagim që mund të pritet edhe pas sulmeve të tjera terroriste.
Sigurisht, nuk ka një kryengritje masive të dhunshme kundër myslimanëve amerikanëve, britanikë, australianë apo francezë. Por nga ana tjetër, pretendimi se është e paarsyeshme të shqetësohesh rreth fanatizmave anti-myslimane apo të reagosh ndaj tyre, është i çuditshëm. Edhe një shpërthim inati është i mjaftueshëm për të justifikuar shqetësimin dhe njëherazi përpjekjet për të parandaluar më të keqen. Është më mirë të mbytet që në gjenezë shtysa për një hakmarrje në grup mbi muslimanët, sesa të veprohet vetëm atëhere kur një reagim i ashpër e me pasoja tragjike ka marrë tashmë formë. O’Neil shkruan më tej se “sipas statistikave federale mbi kriminalitetin, në vitin 2009 ka patur 107 krime të urrejtjes anti-myslimane, ndërsa në 2010-ën kjo shifër ka qenë 160. “Në një vend prej 330 milionë banorësh, ky është një nivel jashtëzakonisht i ulët” – thotë ai.
Por vlen të kujtojmë se në vitin 2000 ka pasur vetëm 28 incidente të tilla. Unë pyes se çfarë ka të gabuar të shfrysh kundër fanatizmit anti-mysliman, që është përgjegjës për 100 apo më shumë krime të urrejtjes fetare, duke patur parasysh se shifrat ishin shumë më keq menjëherë pas sulmeve të 11 Shtatorit? Po t’i shtojmë kësaj edhe shqetësimin se shpërthimet e dhunës mund të ndodhin përsëri?
Të bësh thirrje për tolerancë ndaj një grupi minoritar në një moment bindshëm të rrezikshëm, nuk kushton asgjë, është thjesht një kujdesi njerëzore e pakundërshtueshme. Dhe në qoftë se toleranca relative mbizotëron, atëherë ky është një sukses e jo një rast për t’u ankuar se elitat nuk janë duke besuar mjaftueshëm tek masat popullore. Nuk ka asnjë shans serioz të besohet shpjegimi se përpjekja për të stigmatizuar reagimet e ashpra anti-muslimane, i detyrohet faktit që krimet e urrejtjes kanë qenë më të mëdha para ngjarjeve të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara dhe se më pas ato kanë rënë, megjithëse jo në nivelin e para këtyre sulmeve. Ky është sigurisht qëllimi i liberalëve, si dhe shumë konservatorë që ndoqën shembullin e presidentit Bush. Gjithësesi kjo për mua është një arsye e mirë për të vazhduar fushatën e stigmës, edhe në qoftë se ndjeshmëritë e disa konservatorëve janë ofenduar, sikur vuajtja të ishte një lojë me shumën zero, dhe duke mbrojtur me zell tezën se Islamofobia minon në një farë mënyre luftën kundër terrorizmit.
Përderisa myslimanët e zakonshëm janë të rëndësishëm në informacionin që japin mbi bashkëfetarët e tyre të radikalizuar e që mund të shndërrohen në të dhunshëm, përpjekja për rritur mbështetjen ndaj tyre edhe jashtë SHBA-ve, është një investim kundër terrorizmit, përveçse përputhet me parimet themelore të drejtësisë. “Islamofobia është një fjalë e kriptuar për shkak të frikës së elitave evropiane ndaj popullsive të tyre – shkruan O’Neil – që ata e imagjinojnë të jetë e paditur, me paragjykime, lehtësisht e udhëhequr nga mediat tabloide dhe të dhëna pas mërisë dhe dhunës”. Po, sikurse edhe ndodh, qeniet njerëzore në Evropë dhe kudo tjetër, shpesh janë të paragjykuara, të udhëhequra lehtësisht nga mediat, dhe iu jepen dhunës dhe zemërimit. Do të ishte bukur të mendohej, që një fraksion i dhunshëm në të djathtën evropiane nuk do të kishte sukses në kryerjen e abuzimeve të tmerrshme ndaj imigrantëve apo minoriteteve etnike. Të stigmatizosh ata që punojnë për të parandaluar një të ardhme të tillë, është një shpërdorim i vetë stigmës. /Marrë nga “The Atlantic”
a.g./www.bota.al
FOTOT/ Pamjet e para brenda dyqanit, të terroristit Amedy Coulibaly
Daily Mail ka publikuar pamjet e parë të terroristit Amedy Coulibaly, nga dyqani ushqimor në Paris ku ai mbajti peng dhjetra persona, katër prej të cilëve i vrau.
Në foto shihen katër viktimat e vrarë, por edhe Amedy veshur me një antiplumb.
Filmimet janë bërë në orën 13:40, katër orë para se policia të ndërhynte dhe të vriste atë me 40 plumba./b.l
FOTOT/ Amber Rose ekspozon sërish asetet e saj “shpërthyese”
FOTOT/ Aktori Neil Patrick Harris, puthje të nxehta me të shoqin
Në superaksionin për trafikun e kokainës, i arrestuar edhe nipi i Enver Hoxhës
Rruga e kokainës kubanezë që “ndali” në Xibrakë të Elbasanit
Droga e kapur pasditen e 14 janarit, padyshim mbetet sasia më e madhe e lëndës narkotike e kapur ndonjëherë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e rajonit.
Hetimi që kishte nisur disa muaj më parë, duke ndjekur gjurmët e trafikut në rrugën e kundërt që përshkonin trafikantët, nga “burimi” tek tregu, po shkonte drejt fundit.
Si nisi hetimi?
Gjermania ishte vendi i dorëzimit të lëndës narkotike, me një vlerë miliona euro.
Sektori i antidrogës në Departamentin e Krimit të Organizuar në Polici, u vu në kontakt me autoritetet gjermane të antidrogës dhe komunikoi për një kohë të shpeshtë me ta.
Burime të rezervuara policore bënë të ditur për TemA-n disa detaje nda dosja hetimore.
Lënda e parë, që ishte kokaina, vinte nga Kuba duke ndjekur kryesisht rrugë detare e më pas nga Turqia, Maqedonia, dhe përfundonte në Shqipërinë e mesme.
Në Elbasan, ishte përzgjedhur një biznes për të kamufluar gjithë aktivitetin, por trafikantët, nuk mundën të fshihnin të gjitha gjurmët.
Dy kolumbianë ishin mjaft aktivë në grupin që trafikonte ndërkombtarisht drogë. Ata janë tashmë në pranga Cesar Avila, 47 vjec dhe Walther Moreno, 42 vjec. Madje u kapën në laborator, duke kryer një ndër punët ku ishin “profesionste”, përzierjen e lëndës narkotike. Në Xibrakë të Elbasanit ku ishte ngritur laboratori, u sekustruan afërsisht 4 ton përzierës, vec mbi 100 kg kokaine të përzier dhe disa kilogramëve drogë të pastër.
Pasi droga bëhej gati për në treg, ngarkohej në mjete përmes një skeme të mirëmenduar dhe kalonte përmes Italisë, në Austri me destinacion Gjermaninë.
Policia ushtroi për gati 5 orë kontrolle në disa 4 qytete, në Elbasan, Tiranë, Fier, dhe Durrës, ku mendohej se shtriheshin lidhjet e bandës.
Në Tiranë u kap në mjetin e Saimir Batkut një sasi prej 18 kg kokaninë dhe 300 mijë eurosh dhe bashkë me të, u prangos edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Hoxha.
Grupi i trafikut mund të ishte goditur edhe më herët, thonë burime policore, teksa u tentua të përdorej edhe teknika e “blerjes së dorëzuar”, por për shumë rrethana autoritetet e Policisë së Shtetit hoqën dorë to.
Të dyshuarit u mbajtën nën përgjim për gjithë këto javë dhe tashmë pas bilancit të plotë që do të mbyllet vetëm në fund të gjithë operacionit ditën e enjte, do t’u duhet të përballen në gjykatë me akuzën për trafik ndërkombëtar droge.
PROFIL/ Një mjelëse krenare
Presidentja e re e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka sens për humor edhe në kohën e krizës ekonomike. Zgjedhja e saj ishte një votë ndëshkuese kundër Qeverisë socialdemokrate dhe presidentit flegmatik, Ivo Josipovic.
Kolinda Grabar-Kitarovic njihet sidomos në botën perëndimore si “ajo gruaja me emrin pothuaj të pashqiptueshëm”. Edhe në Kroaci shumë qytetarë e quajnë atë thjeshtë “Kolinda”. Tingëllon bukur, diçka si një markë gurabijesh.
Kur Kolinda Grabar-Kitarovic paralajmëroi vitin e kaluar kandidaturën për postin e presidentes së vendit, nuk vonoi shumë dhe në skenë dolën burrat arrogantë, maçot ballkanikë dhe popullistët shpotitës. Kandidatja për presidente u kritikua se bartte fustane dhe bluza të ngushta për të theksuar vijat e trupit dhe qerpikë të rrejshëm. As frizura ekstravagante nuk i pëlqente një pjese të opinionit të fokusuar vetëm në dukjen e politikanes konservatore.
Për flokët e politikanëve, për syzet e tyre, veshjen, vijat e trupit nuk flet askush. As në Kroaci, as në vende të tjera edhe më të civilizuara. Të jesh femër dhe të bësh jetë publike, madje të kandidosh për poste të rëndësishme shtetërore, duhet të llogaritësh se batalione të tëra meshkujsh të frustruar do të merren me gardërobën tuaj, dukjen, kozmetikën, gjestet. Kur në vitin 2009 kryeministre e Kroacisë u bë Jadranka Kosor e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ), pas dorëheqjes së papritur të Ivo Sanaderit, kryetari i atëhershëm i Zagrebit, Milan Bandic, tha se gjithçka që u duhet grave është një hipës agresiv që ka guxim të rrahet edhe me burra të tjerë.
Jadranka Kosor nuk ishte dorëzuar atëbotë përballë llafeve të tilla primitive dhe klisheve të pista. Ajo punoi me përkushtim dhe arriti ta anëtarësojë Kroacinë në BE. Edhe Kolinda Grabar-Kitarovic nuk e humbi kontrollin përballë sulmeve të ulëta kundër saj. Madje ajo, duke lozur mjeshtërisht me klishe, i goditi politikanët popullistë me armët e tyre. Gjatë fushatës elektorale ajo tha se është krenare për të kaluarën e saj fshatare dhe nënvizoi se me gjasë ka qenë gruaja e vetme në NATO që ka ditur të mjelë lopë.
Deri para shpalljes së kandidaturës për postin e kryetares së Kroacisë ajo ishte zëvendëssekretare e përgjithshme e Aleancës Veriatlantike dhe përgjegjëse për punët publike. Që nga e diela Kolinda Grabar-Kitarovic është presidentja e parë e Kroacisë.
Në raundin e dytë kjo politikane e Bashkimit Demokratik Kroat në opozitë befasisht e mposhti kryetarin e deritanishëm socialdemokrat Ivo Josipovic.
Ky jurist dhe kompozitor flegmatik u ndëshkua për shkak se nuk arriti të linte ndonjë gjurmë në përmirësimin e gjendjes së keqe ekonomike. Josipoviq po ashtu provokoi qarqet me orientim nacional duke u treguar tepër tolerant ndaj interpretimeve serbe të konflikteve që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë. Ai mbajti afër vetes si këshilltar kryesor Dejan Jovicin, një profesor të politikës me origjinë kroato-serbe, i cili duke shkruar për referendumin në Skoci, të mbajtur me pëlqimin e qeverisë qendrore në Londër vitin e kaluar, theksoi se referendumi për pavarësinë e Kroacisë në vitin 1991 ka qenë joliberal dhe antidemokratik.
Jovici me këtë aludoi se Zagrebi është dashur të marrë pëlqimin e Beogradit për të organizuar referendum, gjë që në fillim të viteve 90 ishte e pamundshme përballë politikës hegjemoniste të regjimit të Slobodan Miloshevicit.
Pas skandalit të shkaktuar nga Joviqi, presidenti Josipovic u detyrua ta shkarkonte atë, por dëmi qe i pariparueshëm. Josipovic nuk e largoi nga kabineti i tij këshilltarin për siguri Sasha Perkovicin, të birin e Josip Perkovicit, njërit prej agjentëve kryesorë të shërbimit sekret jugosllav, i cili akuzohet se në fillim të viteve 80 ka organizuar vrasjen e disidentit kroat Stjepan Gjurekoviq në Gjermani. Josip Perkovic aktualisht gjendet para gjyqit në Mynih. Josipovic dhe qeveria e prirë nga Partia Socialdemokrate (SDP) e kryeministrit Zoran Milanovic me muaj të tërë refuzuan kërkesën e shtetit gjerman për ekstradimin e Perkovicit. Vetëm pasi presioni i Berlinit u shtua dhe Bashkimi Europian kërcënoi me sanksione, pala kroate u dorëzua.
Një arsye tjetër përse Josipovici humbi zgjedhjet është puna e dobët e qeverisë, e cila drejtohet nga partia e tij. Në tre vjetët e fundit kabineti i Zoran Milanovicit nuk ka qeverisur, por ke argëtuar keq opinionin me luftëra politike që u ngjanin luftërave të gjelave. Në fund të këtij viti në Kroaci do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe gjasat janë të mëdha që pas humbjes së postit të presidentit nga Josipovici SPD të humbë edhe qeverinë. Zgjedhja e Kolinda Grabar-Kitarovic në postin e presidentes së shtetit është një votë proteste kundër paaftësisë së socialdemokratëve në pushtet.
Kroacia është që nga 1 korriku 2013 anëtare e BE-së dhe konsiderohet si vend në rrezik nga falimentimi financiar. Papunësia ka kaluar 20 për qind, shumë degë të ekonomisë gjenden në duar të oligarkëve, të cilët pas luftës për pavarësi në gjysmën e parë të viteve 90 ndërtuan pushtetin e tyre, dhe administrata publike nuk është efikase. Kundër këtyre të metave presidentja e re ka paralajmëruar veprime energjike – ndonëse kompetencat e saj janë të kufizuara. Nëse qeveria nuk është në gjendje ta nxjerrë vendin nga kriza, atëherë ajo ka thënë se do të angazhohet edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Grabar-Kitarovic, 46-vjeçare, nuk ka shumë përvojë në politikën e brendshme. Si ministre e Jashtme ajo i takonte qarkut të ngushtë të HDZ-së, e cila Kroacinë e ka hedhur gati në greminë me lloj-lloj aferash të korrupsionit. Ish-kryeministri Ivo Sanader gjendet në burg për shkak të pranimit të ryshfetit. Shtatë ministra të tij po ashtu janë prangosur për shkak të skandaleve. Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse edhe Grabar- Kitaroviq e ka keqpërdorur pushtetin.
E bija e një kasapi nga rrethina e Rijekës, një qyteti tradicionalisht majtist, ka studiuar anglisht dhe spanjisht në Universitetin e Zagrebit. Në fillim të viteve 90 ajo u anëtarësua në HDZ-në e themeluesit të shtetit Franjo Tugjman dhe bëri karrierë në Ministrinë e Jashtme. Në vitin 2003 u zgjodh deputete, nga viti 2005 deri më 2008 drejtoi Ministrinë e Jashtme dhe të Integrimeve Europiane.
Në këtë funksion ajo drejtoi edhe negociatat për anëtarësim në BE. Pastaj u emërua ambasadore në Washington. Në vitin 2011 Grabar-Kitaroviq ishte gruaja e parë që mori postin e asistentes së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Presidentja e re e Kroacisë është nënë e dy fëmijëve: një vajze dhe një djali.
Burrin e saj, një profesor i së drejtës detare, ajo e përshkruan si “baba profesionist”. Jakov Kitarovic ka hequr dorë nga karriera e tij në favor të bashkëshortes së tij. Ndonëse katolike dhe e afërt me kishën, Grabar-Kitarovic ka deklaruar se do të jetë tolerante ndaj homoseksualëve dhe do të angazhohet që ata të kenë sa më shumë të drejta.
Po ashtu presidentja ka premtuar se do të përkrahë legalizimin e mariuanës për qëllime mjekësore dhe të drejtën e grave për abort. Sa i përket politikës ndaj rajonit pritet që presidentja do të jetë më e ashpër ndaj Beogradit dhe mbështetëse më e madhe e kërkesave të kroatëve në Bosnjë për më shumë të drejta. Me zgjedhjen e saj Kroacia bëhet vendi i dytë ballkanik pas Kosovës me një grua presidente.
*Koha Ditore
Papa: Ofendimi ndaj fesë duhet të ketë kufi. Po të më fyente dikush nënën, do e qëlloja me grusht
Një javë nga sulmi terrorist në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” që pasoi një varg ngjarjesh dramatike në Francë, Papa Françesku deklaron se kur vjen puna “për të ofenduar besimet, duhet të ketë një kufi që s’mund të kalohet”.
Duke e cilësuar të drejtën e shprehjes si një e drejtë themelore, Papa shpjegoi me një shembull të thjeshtë se përse duhet të ketë një kufi për këtë të drejtë kur flitet për fenë.
“Nëse dikush më shan e ofendon nga nëna, duhet të përgatitet për të marrë një grusht”, deklaroi ai me shaka, sipas agjencisë “Associated Press”.
“Është mëse normale që të mos përdhosësh dhe provokosh besimin e të tjerëve. Nuk mund të bësh shaka me fenë e të tjerëve”, shtoi më tej kreu i Kishës Katolike.
Megjithatë, shtoi ai, ofendimet dhe provokimet e tilla nuk justifikojnë asesi vrasjen në emër të Zotit.
“Një person s’mund të ofendojë, bëjë luftë apo të vrasë në emër të fesë së vet. S’mund të vrasë në emër të Zotit. Të vrasësh në emër të Zotit është një lajthitje”, tha ai.
Deklaratat e Papës u bënë nga avioni papnor përgjatë udhëtimit nga Sri Lanka drejt Filipineve, ku është ndalesa e radhës në turin e vizitave të tij në Azi.
Vriten dy persona gjatë një operacioni anti-terrorist në Belgjikë
Transmetuesi publik belg RTBF, ka njoftuar sot se dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur, gjatë një operacioni anti-terrorizëm që ka ngjarë në lindje të Belgjikës.
Nuk ka ende ndonjë konfirmim rreth numrit të saktë të të vdekurve.
Por, zyrtarët belgë e kanë konfirmuar se autoritetet përgjegjëse sot kanë filluar një bastisje anti-terroriste në qytetin lindor Verviers, raporton REL.
Transmetuesi publik ka cituar një dëshmitar të ketë thënë se shpërthime kanë ngjarë në afërsi të një stacioni në qytetin lindor.
Një zyrtar i ka thënë agjencisë AFP, se operacioni ka të bëjë me xhihadistët.
Raportohet se disa persona janë arrestuar.
Prokuroria e Belgjikës pritet të dalë me një konferencë të jashtëzakonshme për media pas raportimeve se dy persona janë vrarë.
Policia dhe prokuroria ende nuk e kanë konfirmuar numrin e të vdekurve e as të të arrestuarve.
Ngjarja në Belgjikë ndodhë pas sulmeve nga ekstremistët islamikë në Paris të Francës, ku mbetën të vdekur 17 persona.
Ilir Hyseni, kreu i organizatës së trafikut të drogës. Ermal Hoxha ishte financuesi
Ka qenë një kërkesë e ardhur nga pala gjermane, drejtuar Prokurorisë shqiptare ajo që ka çuar dhe në zbulimin e laboratorit më të madh të përpunimint të drogës në Ballkan.
Burime konfidenciale bëjnë të ditur për Top Channel se fillimisht autoritetet gjermane pas hetimeve të tyre i janë drejtuar Prokurorisë së Shqipërisë për kryerjen e një veprimi proçedurial në ngarkim të një prej të arrestuarve, konkretisht për Ilir Hysenin, i cili nga hetimet e deritanishme mendohet të jetë dhe organizatori i këtij grupi të trafikut të lëndëve narkotike.
Të njëjtat burime nuk bëjnë të ditur detaje lidhur me veprimin proçedurial të kërkuar nga pala gjermane në ngarkim të Hysenit, por saktësojnë se pasi është dhënë aprovimi për këtë veprim, në javën e parë të muajit dhjetor 2014, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konstatuar se informacioni i mbledhur duhej të ndiqej nga edhe nga ana e tyre, pasi ishte i rëndësishëm.
Menjëherë, raportojnë burimet, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ngritur një grup i përbashkët hetimor për mbajtjen nën vëzhgim fillimisht të Ilir Hysenit, ku veç surveijimit është vendosur nën përgjim edhe telefoni i tij.
Nga këto veprime, më pas oficerët e policisë dhe të prokurorisë kanë arritur të zbulojnë veprimtarinë kriminale të Hysenit dhe të identifikojnë personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se Ilir Hyseni ishte kreu i këtij grupi, ndërsa Ermal Hoxha ka pasur rolin e financuesit, ndërkohë që është duke u punuar për zbardhur rolin e secilit prej të arrestuarve në përpunimin e më pas trafikimin e lëndës narkotike.
Nga ana tjetër, policia ka vijuar me hetimet duke kërkuar tashmë asetet kriminale të trafikantëve të ndaluar, si dhe është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal, persona të cilët mendohet se ndodhen edhe jashtë Shqipërisë./TCH
Kur ende nuk të ka dalë droga e enverizmit
Nga Mero Baze
Djali i Enver Hoxhës dhe bashkëshortja e tij, e bënë sot më popullor dhe më politik, një operacion të policisë shqiptare dhe asaj gjermane kundër trafikut të drogës në Shqipëri. Fakti që Ermal Hoxha, djali i tyre, është një prej të arrestuarëve, në vend që t’i bëjë të heshtin dhe të pranojnë vendimin e drejtësisë, i hedhin benzinë zjarrit, duke kujtuar në mënyrë groteske se arrestimi bëhet me rastin e 70- vjetorit të Çlirimit për të bërë pis figurën e Enver Hoxhës. Po t’i shtosh kësaj edhe faktin që operacioni u nxit nga gjermanët, komedia bëhet dhe më e plotë, pasi duket sikur na u rikthyen pushtuesit.
E vërteta është se Enver Hoxha ka probleme të forta me historinë e tij në raport me shqiptarët dhe do të jetë përgjegjës për të, dhe jo për historinë e nipit apo djemve të tij. Në këtë vend kanë dalë edhe nipër e mbesa të njerëzve të shquar, që janë bërë problematikë, por kjo nuk u ul atyre vlerat, ashtu si Enver Hoxhës nuk ia shton kusuret që ka me shumicë, nipi i tij. Por, i gjithë ky nxitim zbulon dhe mediokritetin e pasardhësve të tij dhe anën vulgare të familjes së mbetur.
Ermal Hoxha do të hetohet dhe gjykohet nga drejtësia dhe të gjithë do të kemi shansin të kuptojmë implikimin e tij në këtë histori. Fakti që Policia e Shtetit arriti ta ndalojë edhe pas përpjekjeve për t’i ikur, tregon se ai është trajtuar si person në kërkim, dhe jo si person i veçantë. Por, vulgariteti për ta lidhur arrestimin e tij me faktin që është nip i Enver Hoxhës, është një shenjë e fortë e standardit intelektual që ka mbetur në atë familje.
Nga ana tjetër, sikur të mos mjaftonte budallallëku i pasardhësve të Enver Hoxhës, shpërthen edhe budallallëku i idhtarit të Enver Hoxhës, Sali Berisha. Ky njeri, që e ka në formimin e tij kulturor se lidhjet familjare janë gjithçka për të ecur përpara, i ka pas vënë objektiv vetes së tij të afrohej me familjen Hoxha përmes fëmijëve. I është ngjitur pas në fillim nuseve të djemve, është refuzuar dhe përbuzur prej tyre, derisa ia ka dalë që të gjejë një shteg tek një prej djemve në fund të viteve 70-të dhe fillim të viteve 80-të. Me shpresë se përmes djalit do arrinte tek babai, ai i shoqëronte ata në pushime verore dhe dimërore në Pogradec, në varkë, ku hipte me këmishë me mëngë të gjata dhe në oxhakun e shtëpisë dimërore, ku ishte i vetmi që mund të ulej këmbëkryq. Ky njeri pra, që harxhoi pjesën më vitale të jetës për t’iu lëpirë këtyre fëmijëve mediokër, me shpresë se ata do ta çonin përpara karrierën e tij, sot gjeti rastin të hakmerrej ndaj njërit prej dy djemve që nuk e qaste atëherë në oxhak. Është fjala për Ilir Hoxhën, babain e Ermal Hoxhës. Ky në të vërtetë, ndryshe nga vëllai i tij, nuk e ka afruar në atë kohë Sali Berishën dhe ka refuzuar jargavitjen e tij. Sot, meqë ky është një njeri në hall se i është kapur djali me drogë, Sali Berisha gjen rastin t’i kthejë reston për refuzimin që i ka bërë 40 vjet më parë, për t’iu ngjitur nga pas si vëllait tjetër, Sokolit.
Pra, e vetmja vlerë që ka deklarata e sotme e Sali Berishës, është që 40 vjet më pas, ai vazhdon të ruajë miqësinë me njërin nga djemtë e Enver Hoxhës dhe t’i mbajë mëri djalit tjetër, i cili nuk e ka begenisur si servil të Enver Hoxhës.
Kjo logjikë dominon gjithë deklaratën e tij për shtyp dhe gjithë atë çfarë duhet të thoshte për këtë aksion të suksesshëm policor. Është e vërtetë që operacioni ka pasur zanafillë Gjermaninë, por po të ishte policia e Sali Berishës, e kishte dekonspiruar për 5 minuta dhe s’do kishte asnjë arrestim. Ajo që ndodhi është një sukses real dhe nëse nuk e vlerëson dot, edhe mund të heshtësh, se nuk e ke detyrë të shfaqesh çdo ditë si idiot.
Por, për një operacion të tillë është qesharake që të diskutohet më shumë për Enver Hoxhën se sa sa për atë që ka ndodhur. Dhe kjo së pari, falë budallallëkut të familjarëve të Enver Hoxhës, që shpallën konspiracion ndërkombëtar për arrestimin e djalit të tyre, dhe pastaj falë idhnimit të vjetër që kishte me babain e djalit, Sali Berisha, i cili nuk e kishte hipur në varkë dhe as e kishte ulur në vatër si djali tjetër i Enverit. Një dëshmi, që ende nuk u ka dalë droga e pushtetit të Enver Hoxhës.
Ai po tallet me ne, me viktimat tona!
Ministri Aleksandar Jablanovic po na fyen dhe po tallet me ne. Jo nga Beogradi dhe qeveria e Aleksandar Vucic-it, por nga Prishtina dhe qeveria e Isa Mustafës. Ai dhe gjuha e tij fashiste duhet të ndalen. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë na ka fyer dhe është tallur me ne gjithë qeveria. Edhe kryeministri.
Nga Imer Mushkolaj
Aleksandar Jablanovic ka lindur dhe është rritur në Kosovë, por po sillet si të ketë ardhur nga Marsi. Është vështirë e besueshme për çdonjërin me mend në kokë se ai nuk po e ditka çfarë ka ndodhur në Gjakovë gjatë kohës së luftës. Pasi protestuesit në Gjakovë i quajti “egërsira”, ai vazhdoi me fyerje, duke thënë se nuk ka njohuri “për humbjet katastrofale që kanë ndodhur në Gjakovë gjatë bombardimeve të NATO-s”. Pra, Jablanovic jo që nuk ndien keqardhje dhe as kërkon falje për viktimat e Gjakovës, por tërthorazi për krimet që kanë ndodhur atje fajëson NATO-n.
Jablanovic është ministër në Qeverinë e Kosovës, pra pjesë e një kabineti qeveritar të një shteti që nuk e njeh dhe që e quan “Kosovë dhe Metohi”. Jablanovic është ministër që paguhet nga paratë e qytetarëve të Kosovës, mijëra nga të cilët u vranë e masakruan nga Serbia, shteti të cilin ai e përfaqëson brenda institucioneve kosovare.
I lindur para 34 vjetësh në Mitrovicë, Jablanovic vërtet ka qenë tinejxher në kohën e luftës së Kosovës, atëherë kur regjimi i Slobodan Milosevic-it zhbinte çdo gjë shqiptare. Që atëherë kanë kaluar 15 vjet dhe ai, nëse nuk ka ditur për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, ka pasur mundësi të mësojë për to. Por, ish-deputeti i Aleksandar Vucic-it, tash ministër i Isa Mustafës, ka zgjedhur të sfidojë shtetin dhe qyterët të cilëve duhet t’iu shërbejë, ka zgjedhur të tallet me ne, me viktimat tona.
Ai thotë se nuk di çfarë ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, ndërkohë që vetë, ashtu si dhe babai i tij, është angazhuar që ta mbajë gjallë në Kosovë shtetin që ka kryer masakra të tmerrshme. Jo më larg se para dy-tre vjetësh, në postin e nënkryetarit të Kuvendit Komunal ilegal të Leposavicit ai vazhdonte të sfidojë rendin kushtetues dhe institucionet legale kosovare, ashtu siç po vazhdon ende. Por tash, përveç me bekimin e shefit të vërtetë Aleksandar Vucic, edhe me bekimin e shefit formal, Isa Mustafës.
Ai thotë se nuk di çfarë ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, ndërkohë që vetë, para pak më shumë se një viti, fliste me krenari për anëtarë të Listës Serbe që “kishin mbrojtur Serbinë” në Morinë, Gorozhup e Koshare.
* * *
Në postin e ministrit të Qeverisë së Kosovës, Jablanovic erdhi direkt nga posti i deputetit të Kuvendit të Serbisë, i dalë nga zgjedhjet e organizuara ilegalisht në Kosovë. Paraprakisht, ai kishte udhëhequr edhe Qendrën e Studentëve të “Universitetit të Prishtinës” me seli në Mitrovicën e Veriut, një institucion që ende vazhdon të funksionojë sipas ligjeve të Serbisë. Tash është në Prishtinë, në kryeqendrën e shtetit që nuk e njeh.
Aleksandar Jablanovic së pari ka fyer të gjithë qytetarët e vendit kur e ka përdorur termin “Kosovë dhe Metohi”. Së dyti, ai ka fyer protestuesit në Gjakovë duke i quajtur “egërsira”. Por, ai nuk e ka ndalur fyerjen dhe talljen duke u treguar hipokrit i pashoq dhe duke thënë se nuk ka njohuri për atë çfarë ka ndodhur në Gjakovë gjatë luftës.
Gjuha e përdorur nga Jablanovic është fashizëm i pastër. Me terma si ky, “egërsira”, regjimi i Milosevic-it i arsyetonte të gjitha krimet që i bënte ndaj shqiptarëve në Kosovë. Thoshte se po luftonte kundër “egërsirave”, i dëbonte “egërsirat”, kryente gjenocid kundër “egërsirave”.
Jablanovic e kthen diskursin fashist të regjimit serb tash, në shtetin e pavarur të Kosovës, si vartës i Isa Mustafës. Dhe për këtë nuk merr as qortimin më të vogël nga i pari i qeverisë. Madje, Mustafa bën thirrje që të ulen gjakrat, thua se dikush pa pikë arsye ka diçka kundër ministrit të tij. Në vend se, të paktën, ta qortojë publikisht atë që me fashizimin e tij ngre gjakrat, si dhe t’i bëjë thirrje për të kërkuar falje rreth deklaratave skandaloze, kryeministri minimizon gjithçka, nuk merret me thelbin e problemit dhe na flet në Facebook për gjëra triviale.
* * *
Isa Mustafa e ka gabim nëse mendon se mund ta arsyetojë dhe amnistojë Jablanovicin për deklaratat e tij. Ai gabon edhe nëse provon ta amnistojë zëvendësin e tij, Branimir Stojanovic, i cili Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë.
Më e paskta që Mustafa mund të bëjë është që t’ua tërheq vërejtjen publiksht dhe t’i detyrojë të kërkojnë falje për deklaratat e tyre. E drejtë do të ishte që t’i shkarkojë të dytë. Nëse ka guxim e fuqi.
Por, nëse nuk ka kurajo e forcë që t’i menaxhojë as ministrat e kabinetit të vet, atëherë si mund t’i besojmë se do ta menaxhojë gjithë vendin. Ose, le të thotë publikisht se ministrat serbë nuk i ka “në dorë”. Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë të tallen dhe të fyhen nga askush. Për çdo veprim të tillë që kalon pa ndëshkim, përgjegjës është edhe Isa Mustafa. Sepse është kryeministër.
Bujar Nishani dekoron ish eurodeputeten e djathtë Doris Pack
Presidenti Nishani dekoroi sot Doris Pack me medaljen Gjergj Kastrioti Skënderbeu si një mirënjohje për kontributin që ajo ka dhënë për procesin integrues të Shqipërisë në BE.
Lajmi është publikuar në Twitter nga Genc Pollo, raporton Dita.
Eurodeputetja njihet nga shqiptarët për qëndrimet e saj në favor të së djathtës, ku në jo pak raste, ka kritikuar qëndrimet e PS-së si në opozitë dhe në qeverisje.
Nuk është hera e parë që kreu i shtetit dekoron personalitete që kanë mbështetur qëndrimet e së djathtës në Shqipëri.
Doris Pack lindi më 18 mars të vitit 1942 në Schiffëeiler, Saar është politikane gjermane, pjesëtare e partisë CDU dhe anëtare e Parlamentit Evropian.
Pack është anëtare e këshillit të Fraksionit Evropian të Partive Popullore (Kristian Demokratëve) dhe demokratëve Evropian, anëtare e Parlamentit Evropian dhe koordinatore e këshillit për kulturë, arsim, rinin, mediumet dhe sport (nga 1994-ta). Kryesuese e delegacionit për marrëdhënie me Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë, malin e zi dhe Kosovën. Doris Pak është po ashtu edhe anëtar e “Steering Committee”, një komision parlamentarë për iniciativën “T´i japim Evropës shpirt”.