Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Pllakat tektonike po lëvizin në Ukrainë

$
0
0

ukraineKryeministri jep dorëheqjen, ndërsa parlamenti nuk miratoi një ligj të debatueshëm për kufizimin e protestave. Por këto të fundit nuk janë ndalur

Nga David Stern, BBC

 

Protestat e nisura prej disa muajsh në Ukrainë kundër qeverisë së presidentit Yanukovych nuk do të shuhen menjëherë për shkak të shfuqizimit të ligjit të diskutueshëm anti- protestë apo për shkak të dorëheqjes së kryeministrit Azarov.

Por ato janë shenjë e qartë se pllakat tektonike në skenën politike të këtij vendi kanë nisur të lëvizin. Dikur ka pasur një ngërç, tani ka lëvizje.

Nuk është e qartë se kur do përfundojnë lëvizjet në pllakat tektonike. Kjo është vetëm lëkundja e parë. Shfuqizimi i ligjit e kthen Ukrainën pak a shumë në gjendjen e status- kuosë. Shumë varet edhe tek fakti se kush do e zëvendësojë zotin Azarov dhe sa hapësirë manovrimi do i lërë Yanukovych.

Tre liderët e opozitës në vend janë dyshues për zotin Yanukovych. Protestuesit në rrugë janë mosbesues më shumë se ata. Për momentin, Azarov u largua. Dy muaj më parë- në fakt dy javë më parë- kjo do ishte e pamendueshme.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852