Eurodeputeti Bernd Poselt ka deklaruar se Shqipëria ka dhe tre muaj kohë për të bindur shtetet anëtare të Bashkimit Europian që të mbështesin dhënien e statusit të vendit kandidat në qershor.
“Që të jemi të sinqertë, suksesi për të cilin flasim në Shqipëri dhe që përgëzojmë në Parlamentin Europian është suksesi i qeverisë së shkuar. Kjo pasi vlerësimi u bë në bazë të punës që është kryer nëtetor 2012 deri në tetor 2013. Ndërsa tani, ne duam të shohim progresin në periudhën 2013-2014. Dhe qeveria e re duhet t’i tregojë ato”, thekson Poselt në intervistën për Abc News.
Samiti europian vendosi në dhjetorin e shkuar që statusi i kandidatit për Shqipërinë të shqyrtohej në qershor. Sipas jush, a u bë kjo për t’i dhënë më shumë kohë se tre muaj qeverisë së re shqiptare, në mënyrë që të bindë të 28 shtetete anëtare për të marrë statusin e kandidatit?
Kjo është një nga arsyet. Unë jam një nga mbështetësit e zgjerimit , por shumica e qytetarëve europianë dhe politikanëve tanë janë të lodhur nga zgjerimi. Ndaj, nuk është fare e lehtë për ne që të mbështesim zgjerimin ta mbrojmë atë. Megjithatë mendoj, që ka një shans të vërtetë për Shqipërinë në samitin e qershorit. Është një oportunitet për qeverinë e re që ajo të jetë e suksesshme. Që të jemi të sinqertë, suksesi për të cilin flasim në Shqipëri dhe që përgëzojmë në Parlamentin Europian është suksesi i qeverisë së shkuar. Kjo pasi vlerësimi u bë në bazë të punës që është kryer nëtetor 2012 deri në tetor 2013. Ndërsa tani, ne duam të shohim progresin në periudhën 2013-2014. Dhe qeveria e re duhet t’i tregojë ato.
Kemi asistuar dy ditë më parë në hapjen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë. U quajt një ditë historike. Ndërkohë që pati një protestë të shqipëtarëve kundër pranimit pa kushte të Serbisë në BE nëse asjo s’zgjidh çështjene të zhdukurve të luftës, nëse ajo s’respekton të drejtat e minoriteteit shqiptare dhe nëse ajo s’njeh pavarësinë e Koosvës. C’mendoni për këtë?
Kushtet për Serbinë janë shumë të forta. Dhe Serbia ka një rrugë shumë të gjatë negociatash anëtarësimi. Mendoj se do të duhet një dekadë për këto negociata. Kjo sepse çdo kapitull i negociatave duhet të hapet nga të gjitha shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian dhe të mbyllet po ashtu nga të gjitha shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian. Dhe në fund, Parlamenti Europian duhet të ratifikojë marrëveshjen e anëtarësimit me Serbinë. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: Pa respektim të të drejtave të njeriut, pa zgjedhjen e çështjes së të zhdukurve të luftës, pa respektimin e të drejtave të minoriteteve është thjesht e pamundur për t’u bërë anëtar i Bashkimit Europian. Ne po shohim me vëmendje se ç’farë ndodh me të drejtat e minoritetit shqiptar në Luginën e Preshevës, sulmet brutale që janë kryer në shkolla dhe dhunën e ushtruar kundër mësuesve dhe nxënësve shqipëtarë, që s’bëjnë gjë tjetër veçse japin dhe marrin dije. Kjo nuk është e pranueshme. Ne do jemi shumë të vëmendshëm dhe do të kontrollojmë hap pas hapi nëse Serbia do i përmbushë kushtet për t’u bërë anëtare . Kroacisë që ishte shumë e përgatitur ju deshën 8 vjet për negociatat e anëtarësimit, kështu që Serbisë do t’i duhen dhjetë vjet.