Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për çështjen e lumit Radika.
Rama deklaroi se po bëhet zhurmë për asgjë, kurse Basha i përgjigjet duke thënë se kështu pati deklaruar edhe për armët kimike.
“Qytetarët e detyruan më së fundmi Ramën të reagojë për lumin e Radikës. Shumë zhurmë për asgjë tha Rama dhe për armët kimike. Qeveria të bëjë transparencë para popullit dhe parlamentit për këtë çështje. Urojmë që nesër Rama të mos thotë se nuk e kishte shkruar vetë këtë status siç bën rëndom,” shkruan Basha në FB.