Që të kuptohemi, ky është një elefant i vogël.
Megjithatë kjo video spektakolare tregon momentin kur një luan i fuqishëm rrëzon përtokë një elefant të vogël, që kishte humbur nga tufa.
Pasi e ndjek për 30 minuta, luani e rrëzon krijesën.
Video është realizuar në Zimbabve nga një çift nga Zvicra.