Një nga veprimtarët kryesorë të Partisë Demokratike në Korçë, që ka punuar si këshilltar për media i Ridvan Bodes, akuzon këshilltarët lokalë në qytetin juglindor se kanë shitur interesat e qytetarëve dhe pronarëve si sekserë, duke votuar pro planit rregullues të qytetit, për të cilin PD ka pasur qëndrim tjetër zyrtar.
“Sekserët e vegjël me karton në dorë votojnë planin e qytetit pa asnjë konsultim me qytetarët, pa asnjë vendim politik, por si çetë hajdutesh votojnë pro një plani që dëmton 165 familje pronarësh të vjetër. Edhe në opozitë kjo bandë e njerëzve të pavlerë, që e katandisen PD-në në 25%, votojnë pro interesave personale të tyre dhe sekserëve të Peleshit e Filos.
Shkatërrojnë çdo parim të PD dhe kthehen në grup çetnik për të përfituar ç’të mundin.
Ky grup thjesht kriminal dhe kundër qytetarisë nuk mund të jetë përfaqësimi politik i PD-së, këta hiena janë servilët dhe sekserët e ngelur në kanalet e ujërave të zeza, që kanë turbulluar përkohësisht opozitën.
Pse ndryshuan qëndrim dhe votuan pro pas shumë betejash disavjeçare???
Çfarë e shtyu këtë pjesë të pisët politike të bëhet palë në një krim????
Pse votuan pro zhvillimit të zonës ku punojnë sekserët e Peleshit e Filos dhe ndaluan zhvillimin në zonën ku përfitojnë 165 familje të vjetra qytetare???
Pse kjo bandë e la PD-në vendore pa një kazus qytetar???
Thjesht sepse janë fëlliqësira e fundit që duhet të pastrohet në PD”, shkruan Fundo.