Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Avokati i Popullit: Ja zgjidhjet për problemin e ish-pronarëve

$
0
0

igliAvokati i Popullit, Igli Totozani, ka dhënë mendimin e tij për çështjen e banesave të ish-pronarëve, duke rekomanduar edhe dy zgjidhje për këtë problem.

Dy zgjidhjet, sipas Avokatit të Popullit, janë ose dhënia e garancisë nga ana e shtetit për përfitimin e kredive me 0% interes prej ish- qiramarrësve,  ose lëvrimi i fondeve të pushtetit vendor për ndërtimin e banesave sociale për këta individë qiramarrës.

Dy janë zgjidhjet e rekomanduara

-   ose dhënia e garancisë nga ana e shtetit për përfitimin e kredive me 0% interes, prej ish- qiramarrësve që nuk plotësojnë kushtet e vendosura nga ana e bankës të kontraktuar nga ana e shtetit për këtë qëllim,

-  ose lëvrimi i fondeve të pushtetit vendor për ndërtimin e banesave sociale për këta individë qiramarrës, në një kohe sa me te shpejte te mundshme.

Asnjehere nuk pati një përgjigje ndaj rekomandimit tonë, megjithë këmbënguljen tonë të vazhdueshme për këtë qëllim.

Ky rekomandim i është përsëritur së fundmi edhe kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi Rama, duke theksuar me forcë nevojën imediate për zgjidhjen e problemit të strehimit të qiramarrësve në banësat e ish- pronarëve, pas lirimit të këtyre banesave nga ana e tyre.

Me kënaqësi konstatojmë se, sikurse jemi vënë paraprakisht në dijeni nga mediat, çështja e strehimit të individëve , apo familjeve qiramarrëse në këto kushte ka filluar të trajtohet me seriozitetin e duhur.

Sinjalin e parë pozitiv në këtë drejtim e ka dhënë ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, zonja Gjermeni, e cila pak ditë më parë me urdhrin nr. 34, ka ndryshuar urdhrin nr 125 datë 31.10.2012 « Për marrjen e masave në Entin Kombëtar të Banesave për zbatimin e Aktit Normativ, nr.3 datë 01.08.2012 « Për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish- pronë e subjekteve të shpronësuara » ».

Sipas këtyre ndryshimeve, të cilat lehtësojnë pozitën e qytetarëve të pastrehë, banues në banesat e ish- pronë e subjekteve të shpronësuara , Enti Kombëtar i Banesave parashikohet të ketë një sjellje më të maturuar karshi çdo kërkese ish- pronari, duke ndërmarrë veprime dhe masa konkrete, të cilat ndihmojnë zgjidhjen e problemit të strehimit të këtyre qytetarëve”, thuhet në një deklaratë të Avokatit të Popullit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>