Kapiteni legjendar i Real Madridit, Iker Kasijas, duket se nuk mban dot më dhe ka aluduar se e ardhmja e tij është larg klubit mbretëror.
Kasijas është lidhur me transferimin e mundshëm në disa klube evropiane para Botërorit të vitit të ardhshëm.
Portieri nuk ishte në gjendje që të jetë pjesë e stërvitjes së portierëve të rinj madrilen në Doha të Katarit, por iu drejtua nga një konferencë duke treguar për përvojën e karrierës së tij.
Por, këtu ai shfrytëzoi rastin duke iu përgjigjur një pyetje nëse ai do të kalojë te Mançester Siti apo PSG në janar, raporton Telegraf.
“Nuk do të shkoj askund ku do të jem numri 2 në portë”, ka thënë Kasijas.
Ky është aludimi më i madh deri tani nga Iker Kasijas, se e ardhmja e tij nuk është te klubi mbretëror. Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në janar.