Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Një padrejtësi diabolike ndaj opozitës

$
0
0

meroNga Mero Baze

 

Ka një debat në opinionin publik lidhur me shpërthimet e Sali Berishës në Kuvend, fjalorin e tij degradues, përroin psikik që përmbyt çdo qëndrim politik të PD-së dhe mbi të gjitha fjalorin e pazakontë vulgar të tij, ku përfshihen pa të keq fjalë të tilla si mut, shurrë, dhjerë, etj., të cilat nuk kanë qenë pjesë e fjalorit të tij. Shpjegimi më popullor është që ky njeri ka rrjedhur, por duket i pamjaftueshëm. Në të vërtetë përtej nivelit degradues duket se Sali Berisha më shumë se sa mesazhe për kundërshtarët politikë, po dërgon mesazhe për partinë e vet. Me ndihmën diabolike të dyshes Meta- Rama, në të vërtetë ai po sillet si një përdhunues i opozitës dhe përpjekjes së saj për të pasur një lidership të ri, duke përmbytur gjithçka me përroin e vet psikik.

Nëse i hedh një sy fjalimeve të deputetëve të PD-së dhe ndërhyrjeve të panumërta të Berishës, shikon se kemi dy qëndrime të ndryshme. Shumica e deputetëve të PD-së kishin fjalime kritike për buxhetin dhe një përpjekje për të gjetur brenda tij defekte të natyrës ekonomike dhe politike. Ndërsa të gjitha ndërhyrjet e Berishës ishin të mbushura me fyerje vulgare, seksuale, hormonale, gjenitale, anale dhe deri sanitare nga fundi i seancës. Ai foli për mutin, shurrën, dhjerjen, seksin, sidën, duke krijuar një situatë të pazakontë dhe për deputetet e vet, të cilët janë në siklet nga paaftësia për ta ndjekur diarrenë e tij publike.

Këtë qëndrim jo vetëm nuk e kundërshton, por e stimulon shumica në pushtet, e cila i jep atij hapësirë pa kufi për të përdhunuar imazhin e opozitës dhe e pickon sa herë ai qetësohet me qëllim që të jetë non-stop idiot. Fjalimet i tij nuk prekin buxhetin dhe as politikat ekonomike të qeverisë, dhe diarreja publike në Kuvend, është në favor të qeverisë, pasi i krijon asaj komoditetin e të pasurit kundërshtar një të rrjedhur. Maksimumi që preokupon shumicën për një protagonizëm të tillë, është nevoja për ta ngacmuar herë pas here të vazhdojë në këtë rrugë.

Problemi i këtij qëndrimi është tek PD-ja, pasi ajo, me kaq shumë protagonizëm sa i lejon Meta dhe Rama, Berishës, dominohet nga profili i Berishës në Kuvend, nga banaliteti dhe vulgariteti i tij, nga fjalori primitiv dhe gjuha e urrejtjes. Nuk është se në PD ka vërtet ndonjë mendim të kualifikuar dhe bashkëkohor, që i bën hije profili i Berishës, por sidoqoftë ka një përpjekje për të qenë njerëz normalë. Një profil i tillë i Berishës, i stimuluar nga dyshja Meta- Rama, është në të vërtetë një goditje nën ije ndaj opozitës dhe një portret i deformuar i saj.

Nëse i shtrydh ndërhyrjet e Berishës dhe përpiqesh të kuptosh ku e ka kundërshtuar protagonisti më i fortë në Kuvend buxhetin dhe qeverinë e re, do të kuptosh më shumë nga jashtëqitjet dhe ereksionet seksuale se sa nga buxheti.

Protagonizmi i skajshëm dhe njëkohësisht vulgar i Berishës, i stimuluar nga pushteti, është në thelb një padrejtësi për opozitën, një qëndrim regresiv ndaj të ardhmes së saj dhe mes të tjerash dhe një padrejtësi sociale. Them padrejtësi sociale pasi një njeri në një gjendje të tillë mentale, nuk duhet lejuar të keqpërdoret, dhe për më tepër ky keqpërdorim të eklipsojë profilin e një opozite të tërë.

Në gjendjen që është Berisha sot, është e lehtë ta provokosh dhe ta detyrosh të thotë ato marrëzira që thotë. Mjafton t’i kujtosh bëmat e djalit, përqindjet e vajzës, gjobat e gruas, arrestimin e pritshëm të klientëve të Familjes dhe ngurtësinë e opozitës për t’u dalë zot klientëve të tij, për ta xhindosur Sali Berishën. Ai është sot në një gjendje kritike emocionale, me nerva të lëshuara nga humbja e zgjedhjeve dhe çmontimi i përditshëm i pushtetit të tij. Ai po shikon se po dorëzohen para drejtësisë njerëz që mund të bëjnë denoncime të rënda për familjen e tij, që mund të kthehen në “pentito” për të bashkëpunuar me drejtësinë rreth gjobave dhe përqindjeve që dorëzonin tek pushteti i tij për të qenë në treg. I lodhur nga humbjet e njëpasnjëshme, i plakur dhe i shkatërruar nervash nga rreziku i izolimit, ai është i lehtë për t’u provokuar dhe për t’u bërë gazi i botës në Kuvend. Ilir Meta ka gjetur një alibi “tolerante” për t’i lënë fjalën pa fund, ndërsa shumica ka gjetur një arsye për t’u dukur superiore, duke u marrë me të, por në të vërtetë ai është një armik real i opozitës. Është armik real i saj, pasi duke e përfaqësuar atë me dhunë, duke përdhunuar imazhin e saj, duke e detyruar atë të identifikohet me fjalorin e tij, ku shquajnë fjalët mut, shurrë, bajgë, dhjerë, sidë, etj, shprehje analitike për sëmundje seksuale dhe anale, ai në të vërtetë është duke u hakmarrë ndaj atyre, të cilëve u ka lënë partinë formalisht. Ata ose duhet t’i dalin zot historisë së rrezikuar të tij, ose ai do t’i tërheqë zvarrë drejt banalitetit me ndihmën e shumicës që është tepër bujare për ta identifikuar opozitën me një idiot.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>