Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Veliaj vizitë në Preshevë, incident me policinë serbe

$
0
0

prefoto (3)Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka vizituar në prag të festave të nëntorit Luginën e Preshevës, për të marrë pjesë në edicionin e tretë të konkursit ndërkombëtar “PreFoto”, duke u shndërruar kështu në zyrtarin e parë shqiptar që viziton këtë zonë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Ky aktivitet i zhvilluar me artistët e Luginës së Preshevës është mbështetur edhe nga MMSR-ja. Gjatë vizitës së tij, Veliaj u takua fillimisht me zyrtarët e zonës ku jetojnë shqiptarët në jug të Serbisë, me kryetarët e bashkive të Preshevës, Bujanovcit dhe deputetin shqiptar në Parlamentin serb.

Në hyrje të kufirit serb është shënuar edhe një incident me policinë serbe për protokollin, pasi ministri Veliaj ka refuzuar të takohet me autoritetet serbe, dhe është drejtuar menjëherë tek vendi i Lapidarit dhe zyrat e Komunës së Preshevës për t’u takuar në fillim me liderët shqiptarë aty. Pas kësaj, ai është takuar edhe me zyrtarët serbë përgjegjës për jugun.

Ne duhet të bashkëpunojmë shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë, kjo do të thotë të investohemi më shumë në arsim, të promovojmë më shumë historitë e suksesit të artit dhe të sportit dhe të japim mesazhin që një erë e re po fryn në Ballkan ku do të duhet që t’i zgjidhim gjërat nëpërmjet komunikimit. Nuk është sekret, ne nuk biem dakort për gjërat e të kaluarës, por nuk është misioni ynë të biem dakort për të kaluarën, misioni ynë, i zyrtarëve në Shqipëri, i zyrtarëve në Serbi është që të biem dakort për gjërat e së tashmes dhe së ardhmes”, ka theksuar ai.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852