Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Berisha: Albanofobët, sulm racist mesjetar ndaj Ergys Kaçes

$
0
0

ergys kace

Ish- kryeministri Sali Berisha është përfshirë në debatin e ndezur së fundmi për sulmet dhe më pas dënimin e futbollistit shqiptar, Ergys Kaçe, që luan me PAOK-un e Selanikut në Greqi.

Kaçe kërkoi falje pasi postoi në FB një foto me bluzën e UÇK-së veshur.

Berisha tha se këto janë sulme mesjetare.

“Të dashur miq, prej disa javësh viktima e fundit e albanofobisë është bërë futbollisti i talentuar shqiptar që luan në ekipin e klubit PAOK të Selanikut dhe në kombëtaren tonë, 20 vjeçari Ergys Kaçe.

Shkak i stuhisë raciste mesjetare kundër yllit te futbollit është bërë postimi prej tij në Facebook i një fotoje personale, në të cilën ai ka dalë me një bluzë ku shkruhet UÇK. Këtë betejë e nisen nazistët grekë dhe dihet se racizmi është ideologjia e tyre. Por mjerisht, drejtues të klubit sportiv PAOK, nga trysnia e nazisteve apo albanofobia e tyre, duan të ndëshkojnë me një standard mesjetar futbollistin.

Në rast se vendimi i tyre është rezultat i trysnisë së nazistëve, kjo është një fatkeqësi jo vetëm për këtë klub me emër, por edhe për qytetin e hapur të Selanikut. Në rast se qëndrimi i tyre ka në bazë urrejtjen për UÇK-në, atëherë eksponentët e Agimit të Artë duhen konsideruar më të civilizuar pasi së paku janë të hapur. Një bluze e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë kërcënim për asnjeri. Shqipëria dhe Kosova janë të përcaktuara qartë për respektim të plotë të kufijve ekzistues, por për çdo shqiptar ajo përfaqëson djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë, që me sakrificën e tyre sublime iu rikthyen shqiptareve të pushtuar lirinë dhe dinjitetin e munguar dhe bënë edhe Ballkanin më të lirë, më të drejtë!” shkruan Berisha në FB./ep


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>