Kabineti i Edi Ramës ka zhvilluar për rreth 30 minuta mbledhjen e parë, ku janë miratuar tre vendimet e para.
Mbledhja u mbajt me dyer të mbyllura.
I pari është miratimi i një kodi etike për qeverinë.
Vendimi i dytë është ai për ndalimin e importit të mbetjeve urbane. Në fakt, ka patur një vendim për thirrjen e referendumit në fund të këtij viti, e inicuar me kërkesë të Aleancës kundër Importit të Plehrave. Por kjo procedurë duket se do të pezullohet, me miratimin e këtij vendimi.
Ndërsa vendimi i tretë, është se në çdo zyrë të institucioneve nuk do të jetë e detyrueshme mbajtja e fotos së Presidentit të Republikës, por fotoja e Ismail Qemalit, që është kreu i qeverisë së parë të shtetit shqiptar dhe “babai” i Pavarësisë.