Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

TemA TV// Basha ngre zërin: Rama të na kërkojë falje ose do përballet me pasojat (VIDEO)

$
0
0

Basha_konferenceNdërkohë që qeveria e re betohej në presidencë, Lulzim Basha kishte mbledhur grupin parlamentar për të ngritur tonet ndaj kryeministrit të ri, Edi Rama.

Basha tha se ai është përëritës i dhunës në familje e bashki dhe tani po kërcënon opozitën.

Basha tha se Rama duhet të kërkojë falje, ndryshe do përballet me pasojat.

“I dhunshëm, ushtrues i dhunës verbale që është motra e dhunës fizike. Deri më sot, askush nuk kishte guxuar t’i thoshte opozitës se nuk keni parë gjë akoma. Rama nuk paska qenë duke dëgjuar oponencën tonë ndaj programit të tij, por duke u mbushur me mllef.

Kërcënimet e sotme nuk mund të mos na kujtojnë se është përsëritës i dhunës në familje, në bashki.

Vjedhja e votave në Lezhë është projeksion i natyrë së tij.

Rama ka mashtruar zgjedhësit. Mashtrimet e tij do të thellohen, ndaj ai projekton strategji tensioni me opozitën.

Gabon rëndë zoti Rama. Sepse populli nuk pranion të dhunohet opozita. PD është një kockë e fortë dhe qëndron duke u ripërtërirë.

Ju bëj thirrje të tërhiqni kërcënimin ndaj opozitës, kërkoni ndjesë.

Në të kundërt do të përballeni me pasoja që mund t’i merrni vetë me mend,” tha Basha./ep


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>