Pas lajmeve të fundit se Rama ka ngrënë një darkë me Blushin në Pezë, Kunati u bë kurioz të mësonte të rejat e fundit nga ky front. Interesi i tij kryesor ishte të mësonte a do bëhej Blushi kandidat për bashkinë, apo jo. Interesi ka të bëjë me faktin se Kunati mendon që po të bëhet Blushi, Luli duhet të rikandidojë, se ka shanse që Rama ta ketë më mirë me Lulin, se me Blushin. Por, për të arritur në një përfundim të qartë për këtë, i duhej të informohej për historinë e raporteve mes tyre. Për këtë, porositi një raport të hollësishëm të konfliktit Rama- Blushi, pas të cilit duhet të nxirrte një përfundim.
Për raportin thirri Sandrin, i cili është shok i ngushtë i Blushit dhe i kërkoi t’ia bënte me sa më shumë detaje. Të nesërmen Sandri i dorëzoi këtë raport:
“Blushi është një rival i vjetër i Ramës. Në vitin 2005, kur Rama u zgjodh kryetar i PS , Blushi tradhtoi Nanon dhe u bëme Ramën. Por, vendimi nuk ishte i lehtë. Ai para se të merrte këtë vendim, kërkoi një darkë me Ramën. Dhe unë i ula të dy në një darkë. Darka shkoi shumë mirë. Rama i tha se zëre se je dhe ti kryetar, po jam unë. Mirë i tha Blushi, po të vënë provë. I dha fjalën se nuk do bënte shkrim kundër tij për dy vjet. Dhe nuk bëri. Në fakt, për dy vjet nuk bëri fare asnjë shkrim. Në vitin 2008, pasi kishte dhënë dorëheqje nga kryetar grupi, ja plasi shkrimin e parë. Situata u bë shumë dramatike. Shkrimi tronditi nga themelet PS. Blushi tha “në partinë tonë është si në një autobus, ku nuk lejohet t’i flasësh shoferit”. Edi Rama u trondit. Nuk kishte asnjë zgjidhje. Duhet të hanin bashkë darkë. Ndërhyra unë dhe ashtu u bë. Hëngrën darkë. Rama i kërkoi mëshirë. Ju lut, “aman mos shkruaj më”. Blushi e fali. Por i tha, “s’të besoj më për kryetar. Një herë ti, një herë unë. Po nuk fitove më 2009, e kam radhën unë”. Unë isha si dëshmitar dhe mbajta bastin. Ju futëm punës siç duhej dhe Rama nuk fitoi më 2009. Blushi i kërkoi të mbante fjalën. Rama e bëri hasha. Më mbylli dhe mua telefonin, se tha “më ka sharrë Fevziu në prani të Doktorit, më ka thënë s’më plas fare për ty”. Atëhere Blushi nuk duroi më. U bë gati për shkrimin e dytë. Pastaj i tha Fevziu, “anuloje, bëje intervistë tek unë”. E bëri intervistë. Rama u shkatërrua. Nuk kishte se ku të shkonte më tani. U soll nga u soll dhe më në fund u dorëzua. Hëngrën prapë darkë. Aty u sheshuan muhabetet. I tha për një pallat tek stadiumi “Dinamo” në emër të një miku të tij, me kusht që të shtoja dhe unë pesë kate. Ashtu u bë. U quajt pajtim. Filluam ndërtimin. Shkuam tek kati i pestë. Po vinin zgjedhejt lokale. Rama nuk e mbajti fjalën. Nuk na la të vazhdonim më lart. Atëhere Blushi shpërtheu. Po vinte koha të bënte shkrimin e tretë. Këtë e kishte të fortë shumë. Ja tha hapur Ramës, se ai nuk mund të fitonte në zgjedhje. Rama u trondit thellë. Ju futëm punës dhe Rama shkoi për dhjetë vota. Blushi u pre në fytyrë kur doli plus dhjetë. I thashë, “mos u mërzit se kam fol me Doktorin, nuk e merr”. Ashtu u bë. Rama u shkatërrua. Tani nuk kishte ku të shkonte. Blushi kishte ngritur LMN-në dhe po e bombardonte. Ben Malaj, Gim Nesho, Marko Bello, Kaçi ishin në sulm. Blushi po bëhej gati për shkrimin e katërt. Ta bëj, mos ta bëj. Bëje i thashë. Ai hapi llaf se do ta bënte. Po në fakt nuk e bëri. Rama s’kish ku të shkonte. Duhet ta thërriste prapë për darkë. E thirri. U dorëzua. Atëhere Blushi i tregoi planin. “Unë shkrij LMN-në dhe futem deputet, por duhet të mbash fjalën, po humbe do jem unë”. Ja dha fjalën prapë. Si shkëmbim Blushi nuk do bënte shkrim. Se po të bënte shkrim, do ta shkatërronte.
Kështu u vendos. Erdhën zgjedhjet. Rama fitoi me Metën. Blushi ngeli jashtë qeverisë. Kaluan disa muaj, nuk kishte asnjë shenjë. Atëhere Blushi ja plasi. “Rama duhet të hyjë në Lazarat po nuk ja mban. Biles po pengon dhe Saimirin”. Rama u tremb shumë. Duhet të hanin darkë doemos. S’kish ku të luante. Më tha mua përsëri. I thashë Blushit varja, hajde hamë një darkë. U ulëm në darkë. Rama i ra në gjunjë dhe i tha “të lutem, vetëm mos shkruaj më, se do hyjmë në Lazarat”. Blushi e fali. “Mirë, po hyre, tha, ta kam bërë hallall”. Dhe Rama hyri.
Pas këtij episodi kaluan disa muaj. Rama s’po bënte asnjë lëvizje, asnjë shans të ri për të hyrë në qeveri. Atëhere Blushi më thirri në telefon. “Unë nuk duroj dot më, tha. Do bëj shkrim”.
-Çfarë shkrimi do bësh, i thashë?
-Ky po harron të varfërit, po merret me Lazaratin, tha. Ka varfëruar njerëzit. Mbyll drogën, paguaj fatura, hiq ndërtime, s’kanë me se rrojnë njerëzit. S’kam ça bëj tha do bëj shkrimin. Unë hapa llaf mos trembej Rama, por ai qëndroi indiferent. Atëhere bëje, i thashë. Porosita Fevziun që sapo të bëj shkrim Blushi, ai të bëjë emision dhe shkrim kundër, dhe pro Blushit. Ashtu u bë. Rama u trondit thellë. S’kishte ku të shkonte. Do hante darkë se s’bën. U dorëzua më në fund për herë të pestë pas katër shkrimeve. Hëngri përsëri darkë. Shkuam në Pezë. Rama ju lut Blushit të mos mbronte më të varfërit, se nuk kishte kuptim. “E mbroj, tha Blushi, por duhet të jem vet i pasur, ndryshe s’kam ç’bëj”. “Do bëjmë diçka, i tha Rama. Rëndësi ka të ruajmë komunikimin”.
Pas kësaj Blushi më tha të hap lajmin se Rama më do kryetar bashkie, por unë do mendohem. Në fakt, na takon ne si Klan kryetari i Bashkisë, duhet ta bëj patjetër. Ndryshe Blushi është gati të bëjë shkrimin e pestë. Pas kësaj Rama s’ka ku shkon….
Kunati e lexoi me vemendje dhe po vriste mendjen se cila ishte ana heroike e kësaj marrdhnie që niste me shkrime dh eparaljmrime për shkrime dhe përfundonte me darkë.
Si esnaf që është në këtë punë, Genc Ruli, dha këtë përgjigje.
-Në kohën tonë qëmoti, për shkrime jepeshin honorare. Ky rama dhënka darka.