Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Kunati sqaron fansat për aksidentin e Gretës

$
0
0

Pas aksidentit të Gretës në Kamëz, pati shumë reagime konfuze në rrjetet sociale.

Fillimisht pyesnin e kujt ishte Fuoristrada, pastaj kush ishte në makinë, pastaj çfarë donin në Kamëz etj. Por, kulmi i reagimeve erdhi kur Luli deklaroi se ata do shkonin për të shpërndarë ndihma në Novoselë. Kjo e bëri krejt rrëmujë gjithë informacionin mbi aksidentin.

Pas kësaj, Kunati bëri një deklaratë për shtyp, që t’i përshtatej situatës:

“Të dashur miq!

Sot paradite pati një aksident në rrugën Kamzës-Fushë Krujë, ose Fushë Krujë-Kamëz. Makina ku ishte dhe Greta, tentoi t’i shpëtonte një aksidenti dhe bëri një aksident tjetër. Për fat të mirë të gjithë janë shëndosh e mirë, përveç makinës.

Siç e tha dhe kryetari i PD-së, ata po nxitonin se do të shkonin të shpërndanin ndihma në Novoselë. Lajmi se aty do të shkonte Edi Rama për të ndarë ca lavatriçe e nxiti Gretën të nisej dhe ajo, të merrte njësitin guerril që merret me shpërndarjen e ndihmave.

Kam shumë pikëpyetje se pse ajo do ikte në Novoselë dhe ndërkohë po ikte nga Kamza për Fushë – Krujë.

Është fare e thjeshtë. Siç e dini, njësiti ynë guerril që shpërndan ndihma dhe nuk lë socialistë të ndajnë ndihma, gjendet në zonën Bathore, Fushë Krujë. Para se të niseshin për të shpërndarë ndihma, duhet të shkosh t’i kontaktosh ata.

Dhe Greta ashtu bëri. Sapo dëgjoi lajmin që Rama do ikte në Novoselë, ajo u nis drejt Bathores. Çoi lajm në Bathore, dha kushtrimin dhe po vazhdonte për Fushë Krujë. Pikërisht këtu ndodhi dhe aksidenti nga nxitimi.

Disa njerëz më pyesin se çfarë ndihmash kishte në makinë Gerta. Në fakt në makinë nuk kishte ndihma, se ndihma e vërtetë ishte mbledhja e njësitit guerril që do çohej në zonën problematike të Novoselës, ku Edi Rama po shkon e po mashtron popullin me sende të falura e bagëti të marra hua. Ne nuk do të lejojmë këtë situatë. Dhe vet Greta ishte e bindur për këtë.

Çfarë mendoni ju se duhet të kishte në makinë përveç shpirtit të saj luftarak dhe dëshirës së mire për t’i prerë rrugën këtij kryeministri rrugaç?

Ka dhe disa njerëz që thonë se ç’ne akoma me përmbytjet, se ne na dogji dielli? E di që ka dhjetë ditë që ka diell dhe Vjosa është futur në shtratin e vet, por ne nuk mund ta lëmë aksionin e ndihmave në duar të Edi Ramës. Derisa shkon ai, do shkojmë dhe ne. Dhe ky qe dhe qëllimi i Gretës drejt veriut. Ajo po shkonte të mblidhte njerëz për të shkuar drejt jugut. Dhe Greta nuk gënjen. Iku ajo moshë kur thoshte jam gjithmonë 16 vjeçe. Tani është vajzë e rritur dhe e pjekur dhe e di mirë çfarë bën. Dhe sot ajo do bënte gjënë e duhur, por një maune e mallkuar i preu rrugën në mes, duke prerë në mes dhe ëndërrën e saj për të ndihmuar zonat në jug të zhytura në ujë, ndërsa udhëtonte në një ditë të bukur plot diell nga Kamza në Bathore. Aty ku janë heronjtë e vërtetë që bënë aksionin guerril të Darëzezës”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>