Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Lidhjet me majorin Sokol Feka/ Policia Ushtarake arreston një major dhe një kapiten

$
0
0

feka

Pas ngjarjes së Spanjës, ku majori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Sokol Feka, humbi jetën pas rrëzimit të avionit me të cilin transportonte drogë, Policia Ushtarake ka arrestuar dy ushtarakë.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se arrestimi i një majori dhe i një kapiteni, u bë pasi ata dyshohet se kanë pasur lidhje me major Fekën dhe me ngjarjen e ndodhur në Spanjë.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë prej mëse një viti kanë nisur një proces gjithëpërfshirës e të vijueshëm për forcimin e disiplinës dhe rregullit ushtarak brenda strukturave të tyre. Ngjarja e ndodhur me Major Sokol Feka, përbën një shtysë në kryerjen më me cilësi të këtij procesi.

Në këtë kuadër, për thyerje të rëndë të disiplinës, Policia Ushtarake ka bërë ndalimin e dy ushtarakëve, një Major dhe një Kapiten, si të dyshuar për lidhjet e tyre me Majorin e përfshirë në ngjarjen e ndodhur. Për të hedhur dritë të plotë mbi dyshimet e ngritura, Policia Ushtarake po bën kallëzimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA qëndrojnë të vendosur për të vijuar më tej thellimin e masave për forcimin e disiplinës në interes të kryerjes me sukses të misionit të tyre dhe ruajtjes së dinjitetit të figurës së ushtarakut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./j.h


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>