Në ndeshjen hapëse të Kategorisë së Parë në Futboll që duhej të luhej mes Kamzës vendase dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ndaloi ekipet dhe tifozët të hynin në stadium.
Reagimi ishte i fortë dhe incidenti shkaktoi jo vetëm habi, si i pari i këtij lloji.
Ndërsa arsyet ishin të qarta: Mziu, duke e konsideruar stadiumin si pronë të vetën, përmes forcës dhe policisë bashkiake mbylli dyert e impiantit të qytezës. Shkak ishte bërë mosmarrëveshja me donatorin e ekipit të Kamzës, Qarrin.
Për t’i dalë para bllokimit përfundimtar të stadiumit dhe nxjerrjen jashtë funksionit, Mziu ka urdhëruar të çahet fusha e blertë. Një kanal i gjerë ka përshkuar gjithë mesin e fushës.
Sipas bashkisë, kishte një problem me sistemin ujitës?!
Mendoni se deri ku mund të shkojë fantazia e shfrenuar e një kryebashkiaku!