Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Ahmetaj: Rritja ekonomike 3,30%, tregues i funksionimit të modelit ekonomik

$
0
0

ahmetajMinistri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka vlerësuar sot rritjen ekonomike me 3,30%  në tremujorin e tretë të vitit 2014, kundrejt të njëjtës periudhë në vitin 2013.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Ahmetaj shprehet se ky është tregues i qartë i funksionimit të modelit të ri ekonomik dhe të ndikimit që reformat e thella të qeverisë, po japin në ekonominë e vendit.

‘Shifrat e rritjes ekonomike publikuar sot nga INSTAT për tremujorin e tretë 2014 dhe Vlerën e Shtuar Bruto, tregojnë që ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2014 vlerësohet me rritje prej 3,30 % kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2013.

Ky është tregues i qartë i funksionimit të modelit të ri ekonomik dhe të ndikimit që reformat e thella të qeverisë, po japin në ekonominë e vendit’, shkruan ministri Ahmetaj në ‘Facebook’. /gj.k/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>