Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Kosova ul çmimin e naftës me 30 për qind

$
0
0

cmimi i naftesNaftëtarët në Kosovë thonë se kanë ulur çmimin e naftës për 30 për qind.

Aktualisht, sipas tyre, një litër naftë në Kosovë mund ta blesh me 1.00 euro, derisa ka qenë 1.30 euro.

Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, naftëtarët kanë theksuar se çmimi i naftës në Kosovë është real dhe në suaza të lëvizjeve të çmimeve në tregjet botërore.

Ata kanë ritheksuar se çmimi i naftës në Kosovë nuk mund të jetë më i lirë tani, kur merren parasysh taksat që ata paguajnë për këtë produkt.

Në Doganat e Kosovës, kompanitë importuese tregojnë se paguajnë akcizë 0.35 euro për një litër naftë, ndërsa për benzinë paguajnë 0.33 euro, pastaj këtu shtohet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, transporti dhe shpenzimet tjera.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>