Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Beqaj: Mjekët që s’kalojnë testimin largohen nga puna

$
0
0

BeqajMinistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar nga drejtues dhe përfaqësues të profesoratit të mjekësisë, zhvilloi sot në QSUT, një takim me mjekë, infermierë, profesionistë të shëndetit, drejtues të sistemit të kujdesit shëndetësor, profesoratin dhe dekanatin e mjekësisë, për të prezantuar Sistemin e Ri të Testimit të Mjekëve, Infermierëve dhe Punonjësve të Kudjesit Shëndetësor.

Në fjalën e tij, ministri bëri me dije se testim për mjekët dhe infermierët do të jetë në  muajin shkurt duke theksuar  se rreth 3700 mjekë dhe 13 mijë infermierë dhe laborantë do ti nënshtrohen një testimi për dijet bazë, ndërkohë që sipas specialiteteve do të ketë edhe një fazë të dytë provimit me raste konkrete pacientësh. Testimi do të nisë për infermierët e QSUT, dhe për mjekët e qendrave shëndetësore fillimisht. Ata që nuk do të marin pikët e nevojshme, do të dalin nga sistemi shëndetësor.

“Në fund të këtij procesi, këtij vlerësimi do të dalim hapur ku do të themi ata që kanë bërë zero përpjekje do u shpallet vakant vendi i punës. Me infermierët do të fillojmë që nga QSUT, dhe do të zbresim pastaj në spitale dhe parësor. Me mjekët do ta fillojmë nga qendrat shëndetësore në mjekët bazë, drejt piramidës. Do të testojmë fillimisht njohuritë bazë, por jo vetëm pjesën profesionale”, tha ai.

Beqaj e konsideroi të rëndësishme që pjesën e komunikimit, e etikës, ndërsa shtoi se aktualisht ka mjekë që nuk kanë asnjë kredit. “Kjo është e patolerueshme dhe një situatë e tillë nuk mund të vazhdojë më”, tha Beqaj.

Ndërkaq lufta ndaj korrupsionit tha Beqja mbetet një tjetër sfidë.

“Ne kemi bërë që nga tetori, dhe po vazhdojmë, një marrje opinionesh për këtë gjë, me mjekë, infermierë, të sëmurë dhe familjarë të sëmurësh. Dhe po u them deri tani janë intervistuar 250 mjekë dhe 600 infermierë”, shtoi ministri.

Testimi i mjekëve dhe infermierëve, do të përgatitet nga fakultetet e universitetit të Mjekësisë, ndërkohë që referimi do të jetë një model nga një shtet që  e ka aplikuar këtë sistem.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>