Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Balla: Nuk drejtohet opozita dhe as Bashkia e Tiranës, nga Holanda!

$
0
0

balla

Deputeti socialist Taulant Balla kritikoi sot ashpër  faktin që kryetari i Bashkisë së Tiranës e ndan jetën mes Tiranës dhe Holandës, duke braktisur qytetarët dhe  duke shmangur dhe takimet me personalitete ndërkombëtare që vizitojnë Shqipërinë.

Balla i numëron më poshtë gjithë mungesat e tij në Tiranë për shkak të jetës së tij në Holandë tek shtëpia e tij e parë, ku ka de familjen  dhe gruan vetëm me shtetësi holandeze:

Kur zoti Kukan dhe zoti Fleckenstein po programonin viziten e tyre ne Shqiperi u munduan te shmangnin takimet ne fundjaven 20-21 Dhjetor, per shkak se nga PD u tha se Kryetari i PD Lulzim Basha ndodhej ne Hollande. Basha mungoi edhe ne festen e grupit mediatik Panorama & News 24, me argumentin se ndodhej ne Hollande.

Sot ne viziten zyrtare te Kryeministrit italian Mateo Renzi, megjithese ne program, u anullua takimi me kryetarin e Bashkise se Tiranes Lulzim Basha. Perseri arsyeja eshte rikthimi ne shtepine e tij ne Hollande”, shkruan Balla.

Më poshtë Balla thotë se “PD ka nje Kryetar ne detyre dhe Bashkia e Tiranes ka deri me 21 Qershor 2015 nje Kryetar Bashkie, i cili qofte ne ëeekend, qofte per festa rikthehet ne shtepine e tij ne Hollande.

Dhe nga Hollanda papagallon ne facebook po ato fjali bajate per ata qe i trajton si budallenj apo qe jane realisht te tille dhe qe i shkojne akoma nga pas.

Keq me vjen edhe per ata deputete te PD qe nuk ngurojne te tallen neper kafe me Bashen per kete lidhje te ngushte qe ai ka me shtepine ne Hollande”.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>