Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Shqipëri – Serbi, takohen sërish me 23 janar

$
0
0

ramaKryeministrat dhe ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Serbisë do të takohen në janar të 2015-ës në Romë.

Lajmi është konfirmuar sot në Tiranë nga kryeministri i Italisë, Mateo Renzi, i cili zhvilloi sot një vizitë një ditore në Shqipëri.

Renzi pati një takim me homologun e tij shqiptar Edi Rama, takim që u pasua nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

Kryeministri italian ofroi mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë në rrugën e nisur drejt integrimit në BE, por theksoi gjithashtu se kjo gjë varet edhe nga çfarë do të bëjnë vendet e tjera të Ballkanit.

Shqipëria tha ai gëzon statusin e vendit kandidat, por kjo nuk mjafton, sepse tashmë duhet të bëhen hapa të shpejtë për negociatat, raporton Kosova Press.

Në këtë drejtim kryeministri Rama tha në fjalën e tij se Shqipëria ka bërë përparim në raport të marrëdhënieve të saj me Serbinë, ndërsa lidhur me Italinë tha se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Italisë, është një marrëdhënie speciale historike, tradicionale, e çuar përpara nga të gjitha qeveritë e Romës apo Tiranës, pavarësisht përkatësive politike.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>