Princi Albert dhe Princesha Charlene e Monakos kanë bërë fotot e para me dy binjakët e tyre që erdhën në jetë para pak kohësh.
Çifti mbretëror u bë me binjakë më 10 dhjetor, kur princesha Charlene solli në jetë djalin Jacques dhe vajzën Gabriella.
Ata janë binjakët e parë Grimaldi që lindin qysh nga shekulli i 13-të.
Fotot festive tregojnë Albert, 56 vjeç dhe Charlene, 36 të veshur me të kuqe dhe të bardha përpara pemës së Krishtlindjeve duke mbajtur në dorë dy binjakët e tyre. Binjakët, janë fëmijët e parë të Princeshës së Monakos, e cila u martua me 56 vjeçarin, Princ Albert II, 3 vjet më parë. /j.h