Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat , pas mbledhjes së grupit PD, shprehu besimin se përpjekja e europianëve do të kurorëzohet me sukses ndërsa i bëri thirrje maxhorancës që të jetë pjesë konstruktive këtij procesi.
“Ne kemi marrë këtë përkushtim e angazhim kryesisht për interesat e shqiptarëve që meritojnë një demokraci parlamentare funksionale.
Për këtë lypset angazhimi i palëve për të ndërprerë praktikat e dhunshme e antiligjore që sollën asgjesimin e jetës parlamentare dhe së dyti angazhimi për të bërë të mundur që këto kurrët të mos përsëriten përmes amendimit të legjislacionit dhe përkushtimit politik për të eliminuar një herë e mirë krimin nga parlamenti dhe të rikthehet kushtetuta dhe ligjshmëria në aulën e tempullin e demokracisë.
Vullneti ynë ka qenë pozitivi , nuke e kemi kthyer në pazar kuajsh. Kemi kërkuar ndreqjen e këtyre shkaqeve. Jam i lumtur që kemi ndërgjegjësim qytetar por dhe të institucioneve ndërkombëtare, të cilët i falenderoj për kohën që na kanë dedikuar.
Kam besim se me mbështetjen e tyre do ta tejkalojmë këtë sprovë të madhe të demokracisë dhe do të rikthejmë funksionimin normal të parlamentit”, tha Basha.
I pyetur nëse marreveshja do të arrihet deri më 24 Dhjetor, kreu demokrat u shpreh “për ne është e rëndësishme të ndodhë sipas parimeve europiane. Jemi në proces negociatash dhe shpreh besimin se përpjekja do të kurorëzohet me sukses dhe i bëj thirrje maxhorancës që të jetë pjesë konstruktive e këtij procesi.” /gj.k/