Nga Ilir Yzeiri
Stjuardesa
Para disa kohësh media u përmbush me lajme për dhunë ndaj femrave dhe për vrasjen e tyre nga bashkëshortë të dehur, agresivë që shndërrohen në vrasës makabër. Ata i qëllojnë gratëe tyre, nënat e fëmijëve të tyre, herë me kallashnikov, herë me thikë ose edhe i mbysin me duar. Në të shumtën e rasteve, krime të tilla ndodhin në sy të fëmijëve dhe në këtë rast pjella e çiftit shndërrohet në një dëshmitar fatkeq e tragjik dhe sheh t’i përmbyset bota magjike e ngjizjes së jetës e t’i kthehet nga një strehë e ëmbël dhe e ngrohtë në një ferr makabër. Ky lloj krimi nuk është shqiptar, por është njerëzor dhe i përfshin tëgjitha qytetërimet. Ditë më parë në Italinë fqinje një avokat karriere dhe i suksesshëm e masakroi të dashurën e tij vetëm pse ajo nuk dontë të vazhdonte më marrëdhënien me të. Ai e ftoi nëdarkën e fundit dhe e mbyti me duar e pastaj e masakroi me thikë. Me kufomën në bagazhin e makinës udhëtoi mbi njëqind kilometra derisa u kap nga policia. Një krim i tillë ështëfrekuent edhe në Francë e më këtë rast, e përditshmja franceze« Le Monde », në një shënim redaksional thoshte se përdorimi i alkoolit në vendet perëndimore është një ndër shkaqet e dhunës ndaj femrave, ndërkohë që në vendet ku alkooli është i ndaluar me ligj, kjo lloj dhune nuk njihet. Mirëpo, në të dyja rastet,si atëhere kur alkoooli ndalohet me ligj, si atëhere kur lejohet, femra është objekt dhune. Në rastin e dytë, në vendet ku alkooli ndalohet me ligj, femra, siç e dimë të gjithë, shtypet e shkatërrohet prej abuzimeve të tjera, që janë sidomos ato ma karakter civilizues. Asaj i mohohen një sërë të drejtash që i lejohen meshkujve dhe, në të shumtën, e rasteve trajtohetsi një kafshë shtëpiake, siç thoshte dikur propoganda ateisteshqiptare. Mirëpo, në Shqipëri, historikisht është shfaqur edhe një krim tjetër që ka përsëri në qendër një femër, vetëm se nëkëtë rast femra është në rolin e vrasësit, të cubit dhe tëkriminelit. Është një tipologji e tërë në kuturën shqiptare që e paraqit femrën në rolin e nxitësit të konfliktit dhe të marrjes së hakut apo të larjes së borxhit. Një tipologji e tillë ështëmishëruar sidomos në figurën e gruas luftëtare me kallashnikov në dorë e me bomba në brez që lufton për vatan e për nder. Ideologjia komuniste e nxiste krijimin e figurës së nënës që për nder e për vatan e hedh djalin në flakë e në zjarr. Kjo mendësi romantiko-folklorike e paraqet femrën apo nënën, apo më tej edhe gruan, si gjeneratorin që ushqen me rrymë të vazhduar tensionin e luftës. Dritëro Agolli e ka dhënë në mënyrë brilante këtë tip gruaje apo nëne në figurën e hallës te “Njeriu me top”. Ajo i kujton orë e çast Mato Grudës që duhet të vrasë Fizët, ajo edhe vetë është sinonim i vdekjes që ecën nëpër shtëpi për t’u hakmarrë me të gjallët. Në memorien kolektive dhe në imazhin e përgjithshëm ne nuk kemi të ruajtur ndonjë figurë femre që na paraqitet me sensualitet. “Motra Tone” është një e tillë, por ajo rri gjithë droje para femrave me kominoshe e me armë në dorëqë mbushën artin dhe pikturën socialiste. Për fat të keq njëtiplogji e tillë është e gjallë edhe sot dhe një kod i tërëabstrakt që i vishet konstitucionit psikik të shqiptarit përdoret nga këto femra si mburojë dhe si armë për t’u hakmarrëndaj meshkujve sidomos. Ngjarja e fundit, ajo që ndodhi nëafërsi të fushës së sportit “Ali Demi” është po aq makabre saajo e masakrës mbi gruan në sy të fëmijëve. Një stjuardesë delbashkë me të ëmën nga shtëpia dhe nis një sherr banal me njëpunëtor të gjorë, sepse ai, pa dashje, i kishte zënë rrugën. Kjo femër, ashtu si ajo vajza vlonjate që thërret vëllain pse njëdjalë i kërkon nurmin e telefonit, ngjajnë me hallën e MatoGrudës dhe kanë një urrejtje të pashpjegueshme për tjetrin qëështë i ndryshëm nga ato dhe që u lëndon nderin. Këto femra i përdorin të dashurit e tyre si antitank. Vajza nga Vlora, thellënë nënvetëdije mendon jo se ka një vëlla të fortë që e ruan atënga djemtë dhe që e bën atë superiore, jo, ajo mendon se ka njëantitank në shtëpi dhe mund ta përdorë kur të dojë, por sidomos atëhere kur i lëndohet sedra dhe i preket nderi. Stjuardesa qëfuti në varr një saldator të pafajshëm, deri atë ditë ecte kryelartë dhe vriste e priste se kishte diku të fshehur jo njëtë dashur, por një armë që ajo mund ta përdorte kundër cilitdo që do ta shihte pak shtrembër. Këto femra nuk e kanë ndjenjën e jetës. Këto femra që i përdorin të dashurit e tyre qoftë ky vëllai apo i dashuri, si antitank, janë po aq fajtore sa edhe burrat që masakrojnë gratë e tyre në gjendje të dehur. Me njëndryshim, këto lloj femrash nuk kanë nevojë të përdorin alkool, sepse ato janë të dehura gjatë gjithë kohës me ndjenjën e hakmarrjes dhe të revanshit ndaj femrave apo meshkujve që i lëndojnë në sedrën abstrakte të nderit apo të personalitetit. Ato nuk ecin me psitoletë në brez si ta fortët e Bllokut, por dalin me antitank në krah dhe janë gati “t’i q… robt” më tëbukurit, siç shprehen vetë këto lloj femrash me buzë të fryra dhe me vështrim të egër.
…dhe Florion Mima
Florion Mima është ministër i ekonomisë i qeverisë në ikje.Mirëpo ai është edhe djali i aktorit më të madh shqiptar, sipas mendimit tim, i Prokop Mimës. Skena shqiptare vështirë se mund të gjejë më një aktor brilant si ai, me një zë të mrekullueshëm, me një plastikë të paarritshme dhe me një finesë që mund ta gjesh vetëm te Al Paçino apo te Robert de Niro. Të kesh mbi supe një peshë të tillë, pra të kesh një emër të tillë për ta ruajturështë një përgjegjësi jo e vogël. Mirëpo, për fat të keq, nëkëta njëzetë e ca vjet shqiptarët po i bjerrin vlerat dhe po e shkatërrojnë kodin e tyre. Në qoftë se në rastet e krimeve të mësipërme, shqiptarët, qoftë femra apo meshkuj, bëjnë kujdes që të shfaqin një moral hipokrit e abstrakt që është më shumë një mburojë përballë tjetrit, përballë komshiut apo syrit që na sheh në rrugë, në rastin e Mimës, pasardhësit e njerëzve të mëdhenj shndërrohen padashur në ikona dhe modele që mund të imitohen.Mirëpo djali i Prokop Mimës po e mbyll karrierën e tij politike me një firmë të shëntuar, kriminale madje. Ai firmosi që Konvikti i Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja t’i kalojë një universiteti privat. Ajo godinë ka një histori dhe ashtu si SHQUP-i kanë një simbolikë, janë si ato teqetë e bektashinjve që nuk mund të shndërrohen në zyra kooperative aq lehtë. Nga ana tjetër, ti, i dashur Florion, duhet ta dish se Tirana ka nevojë për një shkollë te mesme, se gjimnazi “Ismail Qemali” që ndodhet pranë ATSH-së dhe që regjistron fëmijët e familjeve që kanë populluar gjithë ata që janë vendosur mbi Qytetin “Studenti” e Saukun po ashtu, ky gjimnaz, pra, e bën mësimin me tri turne dhe i ka klasat me 50 vetë. Mirëpo ti, pa t’u dridhur dora firmose që kjo godinë t’i kalojë një universiteti privat. Në këtë rast, ti e lëndove kujtimin e babait tënd, sepse ti do të mbahesh mendsi njeriu që i çon deri në absurd qokat e Sali Berishës, si njeriu që varrose një institucion për një biznes privat. Ata fëmijët që do të shkojnë edhe sivjet në gjimnazin “Ismail Qemali” me turne dhe do të rrinë në këmbë në klasat e tejmbushura do të kujtohen një ditë se këtë gjëmë ua bëri djali i aktorit më të madh shqiptar, djali i Prokop Mimës, sepse ajo godinë duhej të bëhej shkollë e mesme publike. Nuk e di se ç’do të thonë për mbimerin tënd, por unë personalisht po të them se duhet të ishe menduar Florion, se ti ke një mbiemër që duhet të disha ta ruash, që të mos thonë nesër se këtë të keqe na e bëridjali i Prokop Mimës, jo këtë nuk duhet ta thonë…mua të paktën nuk më vjen mirë.