Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Kunati i shqetësuar nga forcimi i Nishanit

$
0
0

Lajmet se Edi Rama po merr seriozisht Nishanin dhe ka ndërmend të bashkëpunojë me të në emër të opozitës, e kanë trembur Kunatin. Deri tek Doktori mbante ujë pilafi, tani të të dalë dhe Bujari përpara, nuk durohet.

Për këtë vendosi të informojë drejtuesit politik të PD, koordinatorët dhe sekretarët mbi këtë zhvillim të ri:

“Të dashur kolegë!

Siç jeni informuar, qeveria po përpiqet të krijojë idenë se e respekton opozitën duke bashkëpunuar me presidentin Nishani.

Ky është një qëndrim diversivë, i cili ka për qëllim të krijojë xhelozi mes nesh dhe të krijojë idenë se përfaqësues i opozitës është Nishani dhe jo Luli.

Në emër të Lulit, pasi është konsultuar dhe me Doktorin, iu bëjë me dije se dyshja Rama- Meta, duan t’i hedhin hi syve faktorit ndërkombëtar dhe të duken bashkëpunues me opozitën, por jo me opozitën institucionale, por me institucione të veçanta të opozitës.

Në të vërtetë, kjo tregon pafuqinë e tyre. Ata nuk kanë më fuqi të hedhin poshtë dekretet e Nishanit dhe sipas parimit “dora që nuk kafshohet, puthet” do të ngrejnë dorën për dekretet e tij dhe do ta shesin këtë si bashkëpunim me opozitën.

Ne nuk do ta njohim kurrë këtë për bashkëpunim. Ne i kemi kërkuar zyrtarisht me shkrim dyshes Rama- Meta kërkesat tona dhe ata akoma nuk i kanë realizuar. Ata nga ana e tyre i kanë kërkuar Bashkisë së Tiranës disa kërkesa që ne ja kemi realizuar. P.sh, Rama na ka kërkuar të shtojmë në tabelat e qarkullimit rrugor, orientimin se ku janë pikat e pagesës së faturave të dritave dhe ujit. Ne e kemi realizuar. Na kanë kërkuar të ketë në çdo hyrje të Tiranës tabelë orientuese për burgjet 302, 303, dhe 313, dhe ne e kemi realizuar. Kurse ata nuk i janë përgjigjur asnjë kërkese që ne kemi bërë.

Për këtë arsye ata po shpikin një bashkëpunim të rremë me Nishanin, për të na e shitur si bashkëpunim me opozitën.

U bëjë thirrje ju dhe duhet t’u bëni thirrje gjithë strukturave në bazë, të mos gënjehen nga kjo propagandë. Kryetari i opozitës është dhe mbetet Luli dhe pavarësisht se edhe ai dhe Nishani respektojnë të dy shumë Doktorin, punët i kanë të ndara. Kushdo që ushqen iluzione se duke bashkëpunuar me Nishanin, do të zëvendësojë Lulin, e gënjen mendja.

Së fundi, dua t’i bëjë thirrje dhe një herë dyshes Rama- Meta, të reflektojë për datën 24 dhjetor dhe të mos e pengojë opozitën të lindë nga hiri si Krishti dhe të marrë jetë më datë 25. Ne i kërkojmë atyre të na i plotësojnë gjithë kërkesat me qëllim që gjërat të shkojnë si duhet dhe ne të mos na digjen mandatet.

Zoti Nishani është vërtet një pasuri e opozitës, por opozita do të ndihej e gjymtuar sikur të përfaqësohej vetëm nga ai. Opozita zyrtare përfaqësohet nga Luli dhe çdo përpjekje për ta zëvendësuar atë herë me Doktorin, herë me Nishanin, do të dështojë”.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>