Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë zyrtarisht detyrën nga ish-kreu i qeverisë, Hashim Thaçi.
Akti i pranim-dorëzim të detyrës është shoqëruar me parakalim para Gardës së Kosovës, ku është luajtur edhe himni i Kosovës, raporton REL.
Më pas, kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa, ka zënë vendin e tij pas marrjes së mandatit katër vjeçar për të udhëhequr qeverinë e koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nga ana e Kuvendit.
Menjëherë pas ceremonisë, kryeministri Mustafa ka thirrur mbledhjen e parë të përbërjes së re të qeverisë së Kosovës./b.l