Të martën e 16 dhjetorit 2014, vetëm dy ditë para seancës parlamentare të 18 dhjetorit, palët politike do të firmosin marrëveshjen që kthen opozitën në kuvend pas rreth 5 muajsh bojkot.
Burime të sigurta të “Ora News” pranë Parlamentit Europian bënë të ditur se me 16 dhjetor, europarlamentarët Eduart Kukan, dhe Knut Fleckenstein, do hartojnë një deklaratë të përbashkët me Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, ku do të do të jepet edhe garancia për zbatimin e kushteve të opozitës.
Majlinda Bregu një nga përfaqësueset e opozites që shprehu e para javën e shkuar shqetësim demokrat ne Bruksel, pranon se palët janë shumë afër marrëveshjes.
Parlamenti Europian, ishte shumë afër zgjidhjes, që të mërkurën e 10 dhjetorit, por eurodeputeti Kukan, sipas burimeve te Ora News, kërkoi më shumë kohë për ta diskutuar çështjen me kreun demokrat Lulzim Basha.
Edhe deklarata e Parlamentit Europian, ka qëne gjithashtu gati, gjithashtu është lënë kohë për disa ndryshime specifike që do t’i bëhen prej negociatave deri të martën e ardhshme ku do të marrë bekimin e palëve, duke i hapur rrugë një marrëveshje politike mazhoracë – opozitë, dhe me shumë mundësi edhe deputetëve të djathtë që të enjten e ardhshme zëjnë karriget në Parlament të lëna bosh prej muajsh. Marrëveshja është bazuar në 5 pika ku një pjesë e tyre tashmë janë të plotësuara.
1- Respektimi i të drejtës së opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.
2- Zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
3- Ndryshimi i rregullores së parlamentit për të njësuar kohen në parlament me kryeministrin, të përfaqësuesve të opozitës.
4- Gjithashtu marrëveshja kërkon garantimin se mazhoranca nuk do të bëhet pengesë e drejtësisë për rastet e hetimit të deputetëve.
5- Më e rëndësishmja është hartimi dhe miratimi i një ligji në muajt e parë të janarit për dekriminalizimin e Kuvendit.