Ministria e Kulturës përmes një ceremonie të zhvilluar në ambientet e këtij institucioni ka ndarë çmimeve kombëtare të letërsisë për vitin 2013.
Çmimin për “Veprën më të mirë letrare të vitit 2013” e mori shkrimatari Thanas Medi me romanin e tij “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”.
Në fjalën e tij pas marrjes së çmimit Medi u shpreh se ishte i lumtur dhe se ndihej i nderuar për këtë çmim. Ai tha se me romanin e tij ishte përpjekur të sjellë diçka të veçantë në letërsinë shqipe.
“Ky çmim për mua është nder i madh. Letërsinë e kam pasur ëndërr jete dhe duket se ajo ka marrë udhën. Kam shkruar që herët me tregime e novela. Së fundmi kam dy botime në romane. Jam përpjekur të sjell diçka të veçantë, u shpreh fituesi i krijimtarisë së vitit 2013.
Ndërsa për veprën më të mirë të përkthyer u vlerësua Guiljem Deda për përkthimin e poemës me dy vëllime “Orlando i çmendur”, të Ludovico Ariosto, vepër të cilën Deda e ka përkthyer në burg, gjatë regjimit komunist. Perkthimi i Orlandos i ka kushtuar plot 17 vjet Dedës.
Ministria ka akorduar edhe një shpërblim në vlerën 500 000 lekë për fituesin e ‘Veprës më të mirë letrare ‘ dhe 300 000 lekë për fituesin e ‘Veprës më të mirë të përkthyer’.
Juria ka shqyrtuar nga muaji qershor 450 vepra në prozë dhe poezi si dhe vepra të përktheyra letrare. Anëtare te jurisë ishin Saverina Pasho, Rita Petro, Ridvan Dibra, Ben Andoni dhe Brikena Çabej.
Të nominuarit në përkthim:
Arben Dedja-William Blake “Këngët e pafajësisë dhe të përvojës” poezi të zgjedhura
Alket Çani – Saint Jhon Perse, “Poezi të zgjedhura”
Iljaz SPAHIU – Mo Yan “Bretkosa” , roman
Guiljem Deda- Ludovici Ariosto, “Orlando i çmendur” , poemë (në dy vëllime)
SokolZekaj- Yves Bonnefoy, “Poezi të zgjedhura”
Të nominuarit në lëtersinë shqipe:
Albana Shala – “Ngarkesa e fëmijës”- tregime
Azem QAZIMI i- “Për dhuntinë e mahnitjes” -poezi
Flutura Açka – “Kukullat nuk kanë atdhe”- roman
Shkelqim Çela – “Ishulli Ruzvelt” – dy novela