Partizani fiton derbin e kryeqytetit.
Të kuqtë e drejtuar nga Shpëtim Duro kanë mposhtur 2-0 Tiranën.
Gjithçka është vendosur që 11 minutat e e para të ndeshjes, kur Partizani shënon që në minutën e parë me Nderim Nexhipin.
Pas 10 minutash, Mazrekaj ka dyfishuar rezultatin me penallti.
Ndeshja ka qenë shumë e bukur, sidomos edhe prej faktit që stadiumi “Qemal Stafa” ka qenë plot me tifozë.
Me këtë fitore Partizani ndodhet i vetëm tashmë në krye të kampionatit shqiptar, i shkëputur tre pikë larg Skënderbeut dhe katër pikë larg Tiranës./b.l