Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Daçiç: BE-ja zyrtarisht nuk ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën

$
0
0

dacicMinistri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, shprehet se Bashkimi Evropian nuk ka kërkuar zyrtarisht që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, për t’u bërë anëtare e saj.

Këtë ndokush mund ta thotë në bisedë që nuk ka karakter formal, por në të gjitha komunikimet zyrtare me BE-në, asnjëherë, as nuk është shkruar e as nuk është thënë, se Serbia ka detyrim ta njohë pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, tha Daçiçi gjatë një konference për gazetarë sot në Beograd, i pyetur për të komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolic, se Serbia do të ballafaqohet me zgjedhjen: Kosova apo Evropa.

“Këtë kërkesë Bashkimi Evropian mund ta bëjë kur të arrihet pajtueshmëri brenda BE-së, por këtë marrëveshje nuk e ka, pasi 5 vende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Daçiçi, i cili ka shtuar se “përse Serbia do të kishte më tepër detyrim për ta njohur Kosovën se Spanja apo Qiproja”, raporton REL.

Sipas tij, detyrimet që ka Serbia për t’i plotësuar janë përparimi në dialogun me Prishtinën, që është neutral në raport me statusin, normalizimi i marrëdhënieve dhe arritja e marrëveshjeve me forcë detyruese./b.l


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>