Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Basha: Rama të tregojë sa do jetë rritja e cmimit të energjisë, do përballet me protesta

$
0
0

bashaKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama se pavarësisht kërkesave dhe pyetjeve të qytetarëve nuk po përgjigjet se sa do të jetë rritja e çmimit të energjisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook,  Basha thotë se Rama duhet të hapë vende pune e të mos hapë plagë sociale, në vend që të thotë se do t’i bashkëkohet protestave në rast rritje të çmimit të energjisë.

Sipas Bashës, kryeministri Rama nuk po mban premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale për ulje të çmimit të energjisë elektrike.

“Kryemashtruesi na bën moral! Ka 2 muaj qe luan kukafshehthi me ministrin e tij te Energjisë dhe nuk i përgjigjet pyetjes se shqiptareve: Sa do rritet çmimi i energjisë?

Shqiptaret nuk harrojnë se ne fushate premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë; Por OSHEE dhe Ministria e Energjetikes, te dyja nen komandën e kryeministrit kane kërkuar rritje te çmimit. Kryemashtruesi dhe megafonat e tij e quajnë mesatarizim.

Lëri lojërat me nervat e sfilitura te njerëzve qe po vuajnë! Ule çmimin e energjisë siç premtove! Mos rrit taksat! Hap vende pune dhe jo plage te reja sociale!

Përndryshe mos u lodh të vish në protestë. Po vjen protesta tek ty! Më e madhe se kurrë më parë!”, shkruan Basha.  /gj.k/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>