Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Haga kërkon rikthimin e Sheshelit në burg

$
0
0

sheshlGjykata Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë, ka kërkuar sot që i akuzuari Vojisklav Sheshel, të rikthehet në burg, shkruan gazeta serbe Blic.

Sheshel është liruar nga Haga përkohësisht për shkaqe shëndetësore, vendim ky i marrë me iniciativë të kryetarit të Dhomës Gjyqësore, Jean Claude Antoneti.

Por tani, gjykata ka konstatuar se sjelljet e Sheshelit në Serbi, kanë bërë që të revokohet vendimi për lirimin e tij, raporton Zëri.

Sheshel me t’u kthyer në Beograd, në fillim të muajit të kaluar, ka filluar fushatën e tij kundër perëndimit dhe kundër udhëheqjes aktuale serbe.

Vetëm pak ditë pas lirimit, ai ka mbajtur një miting në qendër të Beogradit, ku para 3 mijë të pranishmëve, ka thënë se udhëheqësit e tanishëm serb, kanë ‘shitur’ Serbinë, dhe se ata duhen larguar nga pushteti.

Ai ka thënë se Serbia duhet të kthehet nga Rusia dhe të largohet nga perëndimi.

Sheshelj ka akuzuar edhe Hagën, për të cilën ka thënë se ky tribunal po akuzon serbët vetëm pse janë serbë, me ç’rast ka kërkuar edhe shkatërrimin e kësaj gjykate./b.l


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>