Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Doganat kontroll 1250 pikave të karburantit, 130 prej tyre me shkelje

$
0
0

karburanteDrejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se pas kontrollit të ushtruar në 1250 pika karburantesh në të gjithë Shqipërinë, janë konstatuar me shkelje 130 prej tyre.

“Gjatë aksionit të zhvilluar në periudhën qershor – dhjetor të këtij viti, janë realizuar 1250 kontrolle ndaj subjekteve që tregtojnë karburante me pakicë, duke realizuar kontrollin e plotë të të gjitha pikave te karburanteve ne Republikën e Shqipërisë.

Nga këto kontrolle, në 130 raste janë konstatuar shkelje nga ana e subjekteve”, bëjnë të ditur burimet zyrtare nga doganat.

Sipas doganave, këto shkelje konsistojnë në përzierjen e karburanteve të çertifikuara nga Autoriteti Doganor me produkte të tjerë energjitikë jashtë kontrollit fiskal e cilësor.

Në të gjitha rastet janë aplikuar detyrime të munguara në shumën 9,268,432 lekë dhe penalitete në total në masën 152,600,000 lekë.

“Autoritetet Doganore do të kërkojnë marrjen e masave për shlyerjen e detyrimeve të lindura, deri në mbylljen e aktiviteteve të subjekteve që kanë tregtuar karburante duke shmangur detyrimet doganore apo duke dëmtuar konsumatorin me cilësinë e dobët të tyre”, u shprehën burimet zyrtare.

Departamenti i Akcizës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ka filluar që prej qershorit të vitit 2014 kontrolle të vazhdueshme ndaj subjekteve që tregtojnë karburant me pakicë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me GFI (Global Fluids International S.A).

Kjo, në zbatim të Ligjit nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, VKM Nr. 498,datë 30.5.2013 “Për përcaktimin e procedurave të shënjimit të naftës bruto dhe nënprodukteve të naftës”, si dhe VKM nr. 200, datë 13.3.2013 “Për miratimin e kontratës së koncesionit për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve. /gj.k/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>