Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Akuzat e PD-së/ Arrestohet ish- drejtori i OSHEE-së në Lushnje, Dine Aliaj

$
0
0

arrestimIsh- drejtori i OSHEE-së në Lushnje, Dine Aliaj, është arrestuar nga policia, pak ditë pas akuzave të Partisë Demokratike.

Aliaj u arrestua sot, pasi rezulton debitor ndaj OSHEE me vlerën e 1.8 milionë lekëve të reja, si dhe iu gjet një lidhje e paligjshme në biznesin e tij në Divjakë.

Më 25 nëntor, kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Edi Paloka, denoncoi Aliajn se nuk paguante energjinë që shpenzon me biznesin e tij, ndërkohë që sipas tij, ai duhej të ishte në burg.

Kjo deklaratë u hodh poshtë nga OSHEE, e cila deklaroi se Aliaj ishte shkarkuar nga kjo detyrë që në 21 nëntor të vitit 2014./b.l

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>