Këto foto janë bërë në Londër të premten, pas lajmërimit për uljen e madhe të çmimeve për festa.
Kaosi ka mbërthyer shumë prej qendrave tregtare, teksa njerëzit duken të pakontrolluar për të përfituar sa më shumë nga ulja. Disa gra janë plagosur dhe janë rrëzuar para kamerave, në luftën për të marrë një televizor LED.
Shumë nga klientët janë përleshur me njëri-tjetrin dhe janë plagosur në luftën për të blerë mallrat. Madje policia ka arrestuar edhe dy persona teksa ka bërë thirrje për qetësi.
Fotot nuk tregojnë aspak një botë të qytetruar, por një botë të pangopur. /j.h