Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka thënë gjatë një konference për shtyp, se Sali Berisha shkatërroi sistemin energjitik.
Ndërkohë, Braçe tha se Enti Rrregullator i Energjisë nuk ka asnjë arsye ta rrisë çmimin e energjisë elektrike më shumë se 10 lekë për kilovat orë, edhe pse një vendim i tillë është krejtësisht në vendimarjen e Entit.
“Nuk janë vetëm HEC që kanë sjellë një kosto të jashtëzakonshme në bilancin energjetik dhe më pas në edhe në bilancin financiar të këtij sektori.
Këto 4 HEC-e dolën jashtë sistemit dhe tani jemi të detyruar të blejmë energjinë me çmim tregu.
Sali Berisha gënjen kur thotë se çmim për familjarët do të shkojë 12.5 lekë.
Nuk do të ketë çmim jo mbi 12. 5 lekë, por as mbi 10 lekë kw/orë.
Pyesni ERE-n sa do jetë.
Nuk ka asnjë arsye që çmimi të jetë mbi 10 lekë.
Ky njeri (Sali Berisha) e ka vendosur në fund të mandatit të tij me këto 5 koncensione se sa ne duhet të paguajmë për 15 vitet e ardhshme.
Janë para që nuk shkojnë në buxhetin e shtetit por në xhepat e koncensionarëve, Sali Berishës dhe ministrave që nënshkruan këto kontrata”, tha deputeti socialist./b.l