Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Ndryshojnë skenarët, Hashim Thaçi arrin marrëveshje me Isa Mustafën. I pari president, i dyti kryeministër

$
0
0

thaciDita e mërkurë ka qenë e ngjeshur për politikën kosovare, me marrëveshje dhe kundërmarrëveshje.

Fillimisht u fol për një marrëveshje mes partisë së Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.

Por, pas negociatave, me pjesmarrjen edhe të presidents kosovare, Atifete Jahjaga dhe ambasadores amerikane në Kosovës, është arritur një marrëveshje mes dy partive më të mëdha në Kosovë, PDK-së dhe LDK-së.

Kjo bëhet e ditur nga një njoftim i presidents Jahjaga.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sonte në një takim të përbashkët me kërkesën e tyre kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, zotëri Hashim Thaçi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotëri Isa Mustafa, në kuadër të përpjekjeve për krijimin e institucioneve të Kosovës. Në takim, me ftesën e Presidentes Jahjaga, mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.

Në takimin e zhvilluar në Zyrën e Presidentes, me nismën e dy liderëve, zotëri Thaçi dhe zotëri Mustafa u pajtuan në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak ndërmjet Partisë Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës, konform Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Të dy liderët politikë theksuan përkushtimin e tyre për përmbylljen e shpejtë të procesit të ndërtimit të institucioneve në bazë të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe parimeve kushtetuese që ruajnë karakterin shumetnik të Republikës së Kosovës, përmbushin obligimet ndërkombëtare të rendit dhe ligjit dhe forcimit të rrugës euroatlantike të vendit tonë.

Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës do të vazhdojë të luaj rolin lehtësues në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në këtë process”, thuhet në deklaratën e Presidencës.

Edhe pse nuk flitet për poste, mediat kryesore thonë se kryeministri i ri do të jetë Isa Mustafa.

Ndërkohë, Hashim Thaçi pritet të zgjidhet president më 2016-n./b.l

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>