Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Ish-partizani: S’dija ç’ishte komunizmi, do luftoj deri në vdekje për të drejtën

$
0
0

partizani“Nuk isha komunist dhe nuk dija çfarë ishte komuzmi, iu bashkova thirrjes për ti dalë zot Atdheut të pushtuar nga fashizmi”. Kështu e nis rrëfimin e tij ekskluziv në Tonight Ilva Tare në 70-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, ish-komandanti i Gardës së Republikës, Xhafer Peçi.

Peçi solli për publikun shqiptar të gjithë peripecitë e luftës, duke rrëfyer se vetëm 21 vjeç u shkëput nga shkolla dhe rroku armët , për të luftuar 19 ditë dhe 19 netë pa pushim deri në çlirimin e kryeqytetit.

Peçi flet për 310 partizanë të vrarë për çlirimin e Tiranës, 127 vetëm nga brigada ku luftonte ai. Më tej ai rrëfen se pas çlirimit Tirana vinte erë barut, zjarr, të vrarë dhe të prerë.

“Na u desh ne me popullin e Tiranës 7-8 ditë për të pastruar kryeqytetin. Pas çlirimit erdhi qeveria demokratike nga Berati. Tek Sahati që i thoshim ne, atje këndohej, hidhej valle me partizanët, popullin” tregon ai.

Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Xhafer Peçi, ka një përgjigje edhe mbi debatin e hapur nëse ka pasur luftë civile mes partizanëve dhe ballistëve pas largimit të italianëve.

“Në luftë ka ca ligje, plumbi nuk do të dijë kë vret, si vret dhe cili je ti, deri sa je në front dhe lufton me mua dhe unë me ty. Ata quheshin bashkëpunëtorë të ngushtë të armikut që na kish pushtuar, armiq të partizanëve dhe të popullit. Sepse ti je bashkuar me gjermanin, hitlerianët, që bënin terrorin e popullit”.

Për më tepër rreth rrëfimit të partizanit, Xhafer Peçi, lexoni më poshtë pjesë nga intervista:

Xhafer Peçi: Unë në atë kohë isha në moshën 21- vjeçare dhe sigurisht kishim përvojën tonë të Luftës Nacional Çlirimtare, por jo përvojë që të luftoje në qytetin me forcat gjermane-balliste, të cilat ishin përqëndruar në qytetin e Tiranës. Tirana u sulmua në orën 18:00 të datës 29 tetor 1944 dhe vazhdoi deri në 17 nëntor. Bëmë një luftë heroike ditë dhe natë 19 ditë dhe 19 netë pa pushim.Ndërroheshin vetëm njerëzit sa shkoni e hanin bukë. Ishte e para luftë që ne zhvillonim ne në front të gjerë. Duke marrë Tiranën gjermanët siguronin forcat e tjera gjermane që tërhiqeshin nga Greqia.

Sa ishin forcat partizane që merrnin pjesë në çlirimin e Tiranës dhe kush e udhëhiqte operacionin?

Xhafer Peçi: Për çlirimin e Tiranës kanë marrë pjesë në fillim tre brigada, 1-4-23 që nga Ura e Zezë në Fushë Krujë e në Tiranë, pastaj erdhi brigada e Elbasanit, brigada e 17. Më vonë erdhën brigada të tjera për të ndihmuar. Operacioni drejtohej nga korpormata e parë partizane që e komandonte Dali Ndreu dhe Hysni Kapua. Për t’ia besuar Tiranës që ta çlironte caktuan divizion e parë partizan që komandohej nga Mehmet Shehu. Nuk ishte kaq kollaj, ushtria e partizane ishte e marrë nga italianët dhe ndihmuar nga anglo-amerikanët që na hidhnin materiale qoftë armatim, qoftë veshmbathje. Për çlirimin e Tiranës janë vrarë 310 partizanë , vetëm nga brigada e parë që kam qenë unë janë vrarë 127, mes tyre ka dhe heronj, dëshmorë. Pas çlirimit Tirana vinte erë barut, zjarr, të vrarë dhe të prerë. Na u desh ne me popullin e Tiranës 7-8 ditë për të pastruar kryeqytetin. Pas çlirimit erdhi qeveria demokratike nga Berati. Tek Sahati që i thoshim ne, atje këndohej, hidhej valle me partizanët, popullin.

Ju ishin djalë i ri, pse morët pjesë në luftë?

Xhafer Peçi: Unë kam dalë si partizan, si patriot të luftoj kundër pushtuesve, italinëve që na kishin pushtuar.Të shporrnim fashizimin e Musolinit të Italisë. Është i vetmi vend Tirana,që është çliruar me forcat e veta partizane. Të tjera kryqytete janë çliruar nga forcat anglo-amerikane- ruse.

Me hyrjen e gjermanëve dhe bashkëpunimin e ballistëve thonë që ka pasur një luftë civile mes partizanëve dhe ballistëve në Shqipëri, ka ekzistuar?

Xhafer Peçi-Kur ishin ballistat dhe legalistët e Abaz Kupit, ata kur shoqëronin gjermanët në operacion në Mat, atje kemi luftuar bashkë me ta dhe gjermanët. Në luftë ka ca ligje, plumbi nuk do të dijë kë vret, si vret dhe cili je ti, deri sa je në front dhe lufton me mua dhe unë me ty. Ata quheshin bashkëpunëtorë të ngushtë të armikut që na kish pushtuar, armiq të partizanëve dhe të popullit. Sepse ti je bashkuar me gjermanin, hitlerianët, që bënin terrorin e popullit.

Regjimi që u vendos me pas për 50 vjet, ishit ajo për të cilët luftuat?

Xhafer Peçi: Nuk e kuptojmë atë diktaturën komuniste ne.Edhe sot për demokraci luftoj unë, demokracinë e vërtetë, deri sa të vdes do të vdes me drejtësinë e popullit. Për atë sistem që punuam dhe ndërtuam me gjak dhe shpirt, u ndërtuan hekurudha, rrugë, ka ndërtuar ky pushtet hekurudha? Jo, aq ishin mundësitë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>