Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Një i vdekur që po lë litarin jashtë varrit

$
0
0

berisha

Nga Mitro Gjinua

 

Ambasadori i shtetit me te fuqishëm te botes, u be tabela e qitjes e radhës e kryqtarëve te Partisë-shtet, qe ne vend te kryqit te kuq ne krahë, kane foton e Saliut dhe sloganin “kështu e ka vendosur zoti” te para 1000 vjetëve, te shqiptuar nga Papa Urbani ne Klermon, e kane zëvendësuar me sloganin “kështu ka urdhëruar Berisha”. Kryetarja e Kuvendit, zonja e hekurt qe ka ikur për skrap, ose me zhargonin e saj banal “ka ikur për lesh”,  e cilësoi ambasadorin amerikan komunist ekstremist, tamam sic u drejtohej deputeteve te majte ne parlament. Kjo grua e burrëruar  e regjimin  berishian, e flakur prej zhelesh nga populli dhe nga vete shkodranet, harron se ambasadori amerikan është përfaqësuesi i presidentit amerikan dhe flet ne emër te SHBA-ve. Janë ata përtej Atlantikut qe gjykojnë ambasadorin e tyre dhe reagojnë nëse diplomati i larte është sjellur dhe ka folur kundër politikes amerikane  ne ketë vend te lulëzuar te epokës berishiane. Gruas se burrëruar, qe është marre me diplomaci dhe ka sistemuar ne ambasada jashtë njerëzit e sa, nuk i mbetet gjë tjetër tani, veç te fsheh surratin e saj te pudrosur, se boll është bere gaz i botes dhe nuk është nevoja te turpërohet me shume. Mjafton thirrja e ndriçuar muaj para fushatës elektorale, te vene para zyrës se saj ne mes te bulevardit “turp, turp, turp”, për t’u skuqur apo zverdhur pak tani. Sa  për ambasadorin, qe i duket i “vockël”, s’kemi pse habitemi. Zhozi e do te madh. Si te mësohet njeriu, shije-shije kjo dynja.

Këtu nuk është fjala se ka fyer një ambasador mik, sepse te njëjtën gjë kane bere ndaj gjithë ambasadoreve amerikane qe kane kuptuar se Berisha është një diktator i pandreqshëm dhe i rrezikshëm për popullin e tij, dhe kane njohur mire pjellat e tij, si zonja ne fjale. Ç’pjell macja, minj do hane thotë një fjale e urte. Ambasadores Lino nuk lëne gjë pa i thëne, me fjalor rrugaçesh qe e kemi dëgjuar edhe ive ne Kuvend, ambasadorit Uithers i vunë nofka dhe etiketime te denja për një bande qe kane zaptuar ketë vend shqiponjash dhe nuk lëne njeri te ngrejë kokën e t’u beje ndonjë vërejtje.  Vetëm Rajersoni, qe shkeli ne mënyre flagrante statusin e tij prej diplomati dhe doli hapur ne mitingjet e PD-se me dy gishta lart, a thua se ishte funksionar i kësaj partie, pritet me ceremoni nga ky rrasat ne zhdukje, qe i thonë vetes demokrate. Madje edhe gazeta Nju Jork Tajms, qe “guxoi” te shkruaje për Gërdecin dhe aferat e këtij burrit tone kryeministër, u quajt një paçavure dhe letër higjienike.

Pra, kushdo qe mendon ndryshe nga ai, shpallet armik i Partisë dhe i popullit, si ne kohen kur ishte sekretar partie dhe varkar i Enverit.

Eduard Selami një mendim shfaqi, po qe binte ndesh me mendjen gjeniale e te roitur te udhëheqësit tone te madh dhe te pagabueshëm dhe roja e mori me shkelma kur desh te hynte ne zyrën e tij, ne selinë e Partisë. Ndërsa Arben Imami, komandant i bandave te jugut, njeriu me mediokër, me i paafti dhe me xhahili qe ka pare historia. Dhe këto nuk i kam thëne, unë, se s’ ma lejon edukata, por vete kryeheroi i kombit, alias Sali Berisha. Kur këta iu lëpinë, për te marre një kocke, u bene te mire, te afte dhe te suksesshëm.

Është krejt mendësia komuniste, o me ne, o kundër nesh. Kjo ndodh përditë me opozitën dhe me gjithë opozitaret e tjerë ndaj një regjimi autarkik.

Opozita quhet mavi, bije te sekretareve te Partisë se Punës, bllokmenë te rinj dhe ketë e thotë një bllokmen i vërtete, varkari i Enverit, komunist dhe sekretar partie.

Media kritike ndaj tij dhe regjimit despotik te instaluar për dy dhjetëvjeçare, i konsiderojnë media te majta, te varura nga Rama. Pra, kush është kundër tij, na qenka komunist. Si i thonë asaj, kush e ka mizën ne kësule, ose, ku dhemb dhembi vete gjuha. Varkari i Enverit, komunisti dhe sekretari fanatik qe mori te djathtën shqiptare për ta çuar drejt greminës, antikomunizmin, edhe sot pas 23 vjetësh te rrëzimit te tij, e ka si karte morale për ata qe e ndjekin dhe qe janë katandisur kokoshi një thele. Ndaj edhe ish-te burgosurit politike qe protestuan kundër tij dhe u dogjën se gjalli faqe botes, ai, me paturpësinë qe e karakterizon, i quajti komuniste. Paradoksale, po e vërtete. Pikërisht ata qe u persekutuan nga komunistet e tipit te Sali Berishës, sot na dalkan te majte, sepse kane dale kundër varkarit te djathte te Enverit.

Ky rrasat demokratesh nuk kursen as bashkëpunëtoret e tij, nëse guxojnë te shprehen jo hapur, por te shfaqin ndonjë rezerve ndaj tij. Papagajtë qe ka përreth, aq sa i kane mbetur, ulërijnë ne kor kundër tyre, si te shitur te komunistet, si agjente e spiune te sigurimit. Kur afrohen prape pranë tij, bëhen te mire, nuk kane cene ne biografi, pavarësisht se janë me pseudonime e me dosje. Tepke si babai i tij shpirtëror, Enveri. Ketë e kane provuar heroi I demokracisë, Azem Hajdari, qe ka mbajtur ne kurrizin e tij akuza nga me banale, qe nga bashkëpunëtor i sigurimit, deri kontrabandist e bandit; e ka pësuar i ndjeri Gramoz Pashko, e me radhe, Neritan Ceka, ose Neritan Aliaj, sic i therisnin me mbiemrin e Ramiz Aliaj, qe doli nga WC-ja e këtij te fundit; e provoi i ndjeri Sabri Godo, qe krijoi PR-ne ne zyrën e Ramizit… E njëjta gjë me ambasadorin amerikan. Kur i tha këtij mendër burrit tone, pa te drejte, burrë i madh shteti, Zhozefina me shoke e quajtën Arvizun mik te madh te shqiptareve, qe flet me zërin e Obames dhe e priten ne zyrat e tyre me ovacione dhe lëvdata. Tashme qe krahasoi me te drejte zgjedhjet e këtij viti me zgjedhjet e ’92-it, na qenka i vockël dhe miop, po edhe komunist ekstremist. Harrojnë se po te ishte komunist, do ta kishte mik ketë komunistin tone varkar, se do te ishin shoke internacionaliste te një ideali.

Arrijnë deri ne absurditet sa te quajnë me origjine komuniste edhe shtëpinë e oficereve, te cilën e zaptoi ne çastet e fundit, për te sfiduar hapur qeverinë e re, si historia e atij batakçiu te fshatit, qe para se te vdiste, u kërkoi bashkëfshatareve t’i linin një litar jashtë varrit. Ata te shkretet ia plotësuan amaneti , por sa here u binte rruga andej, rrezoheshin dhe mallkonin te vdekurin. Kështu edhe ky sojsëzi ynë, i hodhi dorashkën qeverise se re, duke i thëne, po ta mbajti hajde me nxirr. Dhe qeveria e re do ta nis punën e rrahur qe këlysh, nëse nuk i merr prej prapanicash e t’i çoje jo me ne selinë qe kane pasur, po drejt e ne prokurori, se kane dhe ca hesape për te lare.

Mbase Rama është me mëdyshje, po te paktën Meta e ka dëshmuar një here se nuk pranon te sfidohet, kur e mori burrin tone te madh te shtetit dhe e çoi ne rajon policie dhe ku polici roje e pyeti si e ke emrin e babait, ndërsa ky fare burri mërmëriti, jam djali i Rames, nuk me njihni? Tani edhe mund te përfitojë, po t’iu thotë policeve se jam njeriu i Rames, i Edit domethënë, nuk me njihni? Ndoshta këtu do t’i shkonte për shtat thirrja e Xhozit ” kapeni për zhelesh e nxirreni përjashta atë vagabondin”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>